Aktualitet

Shkaktoi aksident i dehur dy vite më parë në Elbasan, SPAK kërkon 6 muaj burg për Qani Xhafën

Xhafa nuk do të vuajë fizikisht dënimin në burg

F.I
Shkaktoi aksident i dehur dy vite më parë në Elbasan, SPAK
Qani Xhafa

TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur ditën e sotme pretencën ndaj deputetit të PD, Qani Xhafa, duke kërkuar dënimin e tij me 6 muaj burg.

Megjithatë, SPAK ka kërkuar që dënimi me burg të mos ekzekutohet, por të pezullohet, dhe deputeti të vendoset në shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare. Kjo do të thotë se Xhafa nuk do të vuajë fizikisht dënimin në burg, për sa kohë që nuk shkel ligjin gjatë kësaj periudhe prove.

Xhafa, i dehur në timon përplasi një qytetar në Elbasan në 2023, ndaj akuzohet për veprën penale: drejtim mjeti në gjendje të dehur. Kështu me marrjen e dosjes nga GJKKO, trupa gjykuese ka vendosur që hetimet të kryen nga SPAK duke arsyetuar se deri më tani ishin kryer nga një Prokurori jo kompetente.

Aksidenti ndodhi më datë 13 Mars 2023, e fill pas ngjarjes Xhafa përfundoi në pranga pasi u konstatua se ishte në gjendje të dehur. Por u lirua menjëherë të nesërmen, madje bëri edhe një reagim në rrjetet e tij sociale. Në një postim në Facebook, Xhafa shkruante se është në gjendje të mirë shëndetësore. Në kohën e aksidentit, Qani Xhafa ishte kandidat për deputet por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale për Elbasanin, ndaj automatikisht u fut në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike./ZËRI

Poll

MOS HUMB