Aktualitet

'Plumbi të artë’/ Dështon seanca, do të dëshmonte i penduari i drejtësisë Erion Alibej

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës

F.I
'Plumbi të artë’/ Dështon seanca, do të
Erion Alibej

TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë për në 24 qershor seancën gjyqësore ndaj të pandehurve në kuadër të dosjes së bujshme të njohur si “Plumbi i Artë”.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës, e cila solli mbetjen pa përfaqësim ligjor të të pandehurve, duke ndërprerë vijimin e procesit. Në seancën e sotme pritej që Erion Alibej, i cilësuar si bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë çështje, të përgjigjej ndaj pyetjeve të avokatëve mbrojtës, pasi më herët kishte dhënë dëshminë e tij përballë prokurorëve të SPAK.

Dosja “Plumbi i Artë” mbetet një nga proceset më të bujshme në luftën kundër krimit të organizuar, pasi përfshin emra të njohur të botës së krimit dhe rrëfime tronditëse të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët kanë ndihmuar në zbardhjen e një sërë veprash të rënda penale./ZËRI

Poll

MOS HUMB