Aktualitet

Fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Kapshticës dhe Qafë-Thanës

Sipas informacioneve nga policia gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 2869 shtetas dhe kanë dalë 3373 shtetas.

f.t
Fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Kapshticës dhe
FOTO ILUSTRUESE

Rritet fluksi i lëvizjeve në dy pikat kufitare të juglindjes së vendit, atë të Qafë Thanës dhe Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit në të dy këto stacione kufitare kanë hyrë e dalë më shume se 15 mijë shtetas shqiptarë e të huaj duke regjistruar kështu fluksin më të lartë të lëvizjeve gjatë ditëve të fundit.

Sipas informacioneve nga policia gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 2869 shtetas dhe kanë dalë 3373 shtetas.

Ndërkohë në Qafë Thanë ka pasur 5634 shtetas në hyrje dhe 3991 shtetas në dalje.

Si pasojë e fluksit në pikat kufitare janë shtuar sportelet nga ana shqiptare për të mos krijuar radhë./ZËRI

Poll

MOS HUMB