Aktualitet

Çfarë po ndodh në Kushtetuese? Gazetarja: Një gjyqtar është kapur në komunikime intime me një vartesë

Gazetarja tha se nuk mund ta bënte publik emrin, sa kohë që nuk ka një hetim institucional të brendshëm

E.K
Çfarë po ndodh në Kushtetuese? Gazetarja: Një gjyqtar
Klodiana Lala

TIRANË- Pak ditë pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska, dhe paralajmërimeve për largime të tjera, situata në Kushtetuese nuk duket të jetë e mirë, ndërsa dhjetra çështje sensitive janë në pritje për vendimmarrje.

Teksa po komentonte këto zhvillime, gazetarja Klodiana Lala tha se një tjetër ngjarje e paprecedentë po "zien" brenda GJK, ku një gjyqtar aludohet se ka patur komunikime të papërshtatshme, intime, me një vartëse.

Gazetarja nuk e dha emrin e gjyqtarit që është kapur në biseda, por tha se duhet të ketë një hetim institucional për këtë çështje.

“Dorëheqja vjen në dy momente thelbësore kur vendoset për heqjen e masës së sigurisë për ish-kryeminsitrin dhe e dyta vjen në kuadër të shqyrtimit të një rasti si investitorit strategjik Pëllumb Gjoka që kërkon pavlefshmëri të komunikimeve të SKY EÇ. Kjo ndikon shumë në punën e SPAK.

Një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është kapur në komunikime intime me një vartëse, jo të përshtatshme. Mos pretendoni t’u them emrin.

Patjetër që interesi publik prevalon. Duhet të ketë një hetim institucional, dhe media duhet ta bëjë publik rastin, por derisa nuk ka një hetim institucional dhe pa një hetim zyrtar. Nuk mund të përbalt fytyrën e një personi. Se si do të dalim nga kjo situatë do të duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese”-tha Lala. 

Të premtën, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dha dorëheqjen nga posti i saj, duke e lënë institucionin më të lartë të lartë të drejtësisë në vend me 8 anëtarë. Toska, në dorëheqjen e saj shkruante se do të linte detyrën për arsye personale, por shkresa që u dorëzua në protokollin e GJK-së nuk u bë kurrë publike. Për largimin e saj nga detyra, në media u njoftua se do të kishte edhe një deklaratë për shtyp, ku gjyqtarja do të jepte më shumë detaje, por një gjë e tillë deri sot nuk ka ndodhur.

Sipas "WebLajm.com" nga Gjykata Kushtetuese pritet një tjetër dorëheqje, por nuk e bëjnë me dije se për cilin nga anëtarët e togave të zeza bëhet fjalë. Aktualisht në detyrë janë: Holta Zaçaj, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi dhe Marjana Semini.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Me largimin e Toksës, parlamenti do të duhet të zgjedhë pasardhësen e saj, e mesa duket të bëhet gati edhe për 2 emrat e tjerë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB