
VALETA- Gjykata malteze e ka shpallur të pavlefshëm arrestimin e shqiptarit Bektash Muka, i cili akuzohet për plagosjen e një siriani. 33-vjeçari u arrestua në vitin 2018 në qytetin Sliema, pasi dyshohej se në vitin 2017 në bashkëpunim me disa persona grabiti një argjendari dhe plagosën dy punëtorë.
Ai u spikas nga policia pasi po drejtonte po të njëjtin automjet që u përdor për të kryer grabitjen. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë, rezultoi se Muka ishte shpallur në kërkim nga policia malteze. Gjithashtu një element kyç në arrestimin e tij ishte dhe dëshmia e sirianit, për të cilin tashmë është lëshuar një urdhër mbrojtje.
Gjatë seancës, avokati i Mukës tha se klienti i tij është arrestuar në mënyrë të padrejtë pasi policia lëshoi një urdhër për arrestimin e personit në të cilin ishte regjistruar automjeti dhe nuk është shqiptari Bektash Muka. Ai po ashtu argumentoi se fakti që arrestimi është bërë më shumë se 24 orë pasi ka ndodhur rasti. Pasi u dëgjuan edhe akuzat e prokurorisë, Gjykata e shpalli të pavlefshëm arrestimin e Mukës dhe e deklaroi të pafajshëm. /ZËRI