Aktualitet

KOLAPS në Kushtetuese! Pse po ikin gjyqtarët? Pas Elsa Toskës pritet një tjetër largim

Elsa Toska, në dorëheqjen e saj shkruante se do të linte detyrën për arsye personale, por shkresa që u dorëzua në protokollin e GJK-së nuk u bë kurrë publike.

k.m.
KOLAPS në Kushtetuese! Pse po ikin gjyqtarët? Pas Elsa Toskës
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Të premtën, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dha dorëheqjen nga posti i saj, duke e lënë institucionin më të lartë të lartë të drejtësisë në vend me 8 anëtarë. Disa ditë më parë, lajmi për dorëheqjen e Toskës u shpërnda kudo! Toska, në dorëheqjen e saj shkruante se do të linte detyrën për arsye personale, por shkresa që u dorëzua në protokollin e GJK-së nuk u bë kurrë publike. Për largimin e saj nga detyra, në media u njoftua se do të kishte edhe një deklaratë për shtyp, ku gjyqtarja do të jepte më shumë detaje.

Por kjo deklaratë nuk u bë kurrë!

Në fakt, lajmi për konferencën nuk ishte dhënë zyrtarisht nga vetë gjyqtarja tashmë e larguar, por mediat që e raportuan cituan burime të sigurta brenda Gjykatës Kushtetuese. Se përse nuk u zhvillua kurrë kjo konferencë për mediat, nuk dihet.

Megjithatë duket se largimi i Toskës nuk është i vetmi!

Sipas "WebLajm.com" nga Gjykata Kushtetuese pritet një tjetër dorëheqje, por nuk e bëjnë me dije se për cilin nga anëtarët e togave të zeza bëhet fjalë. Aktualisht në detyrë janë: Holta Zaçaj, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi dhe Marjana Semini. 

Se cili prej tyre do të lërë gjithashtu mandatin, nuk dihet. Mirëpo nuk mbyllet me kaq. Vitin që vjen përfundon edhe mandati i kryetares aktuale Holta Zaçe, e cila mori mandatin e Vitore Tushës, i cili përfundon në mars të 2025. Gati 2 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. 

Në këto kushte, pa u zgjedhur pasuesit, rrjedhimisht Gjykata Kushtetuese mbetet me 6 gjyqtarë, nga 9 që duhet të kishte në organikën përbërëse. Kjo situatë pritet të komplikojë vendimmarrjet pasi pse Gjykata do të ketë kuorumin minumal për funksionimin me 6 anëtarë, mund të ketë çështje që nuk marrin zgjedhje. Në rast vendimarrjeje 3 me 3 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me një vendim final për disa nga dhjetra çështjet që ka në shqyrtim.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Me largimin e Toksës, parlamenti do të duhet të zgjedhë pasardhësen e saj, e mesa duket të bëhet gati edhe për 2 emrat e tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB