Aktualitet

Aksident i rëndë në Kuçovë, humb jetën çifti i bashkëshortëve, plagoset vajza e tyre

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve që ndodheshin në mjetin bujqësor dhe është plagosur vajza e tyre.

I.F
Aksident i rëndë në Kuçovë, humb jetën
Foto ilustruese

BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kuçovë, ku një makinë është përplasur me një mjet bujqësor me të cilin udhëtonin tre persona. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve Ahmet Kafazi dhe Selushe Kafazi që ndodheshin në mjetin bujqësor dhe është plagosur vajza e tyre Feruze Braushi.

Policia bën me dije se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

"Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB