Aktualitet

Engjëll Agaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, KM: Do rikthehet në detyrë

Rreth 3 javë më parë, gjatë një udhëtimi privat për në Itali, Agaçi ka shfaqur disa simptoma për të cilat ka kryer edhe disa kontrolle mjekësore.

k.m.
Engjëll Agaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje
Ëngjëll Agaçi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Itali.

Rreth 3 javë më parë, gjatë një udhëtimi privat për në Itali, Agaçi ka shfaqur disa simptoma për të cilat ka kryer edhe disa kontrolle mjekësore.

Sipas diagnostikimeve, mjekët kanë rekomanduar një ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale. Lajmin e konfirmoi edhe Këshilli i Ministave, duke sqaruar se Agaçi ishte në proces rikuperimi. Por nuk zbulojnë se nga cila sëmundje vuan zyrtari i lartë. Edhe pse në gjendje të stabilizuar, do t'i duhet kohë për t'ju rikthyer detyrës në Kryeministri, në postin e sekretarit të Përgjithshëm.

Ëngjëll Agaçi, 56 vjeç, mban funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, të Republikës së Shqipërisë nga data 15 shtator 2013./ZËRI

Poll

MOS HUMB