Aktualitet

40' arratisje! Si u "zhduk" pa lënë gjurmë Daut Laze, nga burgu i Shënkollit doli duke përdorur tutat

Nga vëzhgimi i pamjeve filmike rezulton se Laze i cili mbahej në një dhomë që prej datës 31 janar, ku po merrte mjekim bashkë me dy të paraburgosur të tjerë.

k.m.
40' arratisje! Si u "zhduk" pa lënë gjurmë Daut
Daut Laze

LEZHË- Vetëm 40 minuta kohë i është dashur Daut Lazës për t'u arratisur nga burgu i Shënkollit. Kur kanë kaluar më shumë se 2 javë nga arratisja, është zbuluar e gjithë skema e ndjekur nga i arratisuri. Nga vëzhgimi i pamjeve filmike rezulton se Laze i cili mbahej në një dhomë që prej datës 31 janar, ku po merrte mjekim bashkë me dy të paraburgosur të tjerë. Aty ka hapur derën, e cila ishte pa çelës, por vetëm e mbyllur me një lloz.

Sipas dëshmisë së punonjësve të burgjeve, dhoma mbahet pa çelës pasi shumë të paraburgosur me probleme të shëndetit mendor dëmtojnë veten e tyre. Por duket se ky nuk ka qenë rasti i Lazës.  Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se i burgosi është larguar nga institucioni në orën 3.44 të mëngjesit. Gazetari Edison Vatnikaj shkruan për "OraNews" se për të kaluar gardhin e burgut, Laze ka përdorur tuta sportive. Arratisjen duket se e kishte menduar mirë, pasi në shtratin e tij kishte vendosur një grumbull me rroba për të krijuar iluzionin se ishte ende në shtrat. Vetëm në mëngjes, kur është bërë apeli, një nga gardianët ka konstatuar mungesën e tij. 

Daut Laze është arratisur nga burgu i Shënkollit që në orët e para të 4 shkurtit dhe që prej asaj dite vijon që të jetë në arrati. I dënuari për dhunë në familje vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndaj për kapjen e tij, Policia e Shtetit ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për kapjen e të arratisurit./ZËRI

Poll

MOS HUMB