Aktualitet

Pothuajse 10 vite pas moratoriumit të gjuetisë, pritet të kalojë në Parlament projketligji me rregulla të reja

Në projektligjin e ri që pritet të kalojë në Parlament, synohet që t’u jepet me shumë përgjegjësi shoqatave për gjuetinë dhe të menaxhojnë territoret e tyre.

I.F
Pothuajse 10 vite pas moratoriumit të gjuetisë, pritet të
Foto ilustruese

TIRANË- Prej 10 vitesh në vendin tonë është në funksion moratoriumi i gjuetisë që synon të mbrojë jetën e egër. Në momentin kur ligji u miratua, u kundërshtua nga gjuetarët, por tashmë një dekadë më pas pritet të hiqet dhe të vendosen rregulla të reja për gjuetinë.

Në projektligjin e ri që pritet të kalojë në Parlament, synohet që t’u jepet me shumë përgjegjësi shoqatave për gjuetinë dhe të menaxhojnë territoret e tyre. Gjithashtu në projektligj synohet shoqatat për gjuetinë t’i mbrojnë ato dhe të mbarështojnë kafshët.

Edhe pse moratoriumi ka qenë aktivë prej dekade, kjo nuk i ka penguar gjuetarët e paligjshëm të sfidojnë ligjin. Gjuetia ka vazhduar në vend, por në mënyrë të paligjshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB