Aktualitet

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata e Lartë do të vendosë më 27 shkurt

Po në të njëjtën ditë do të shqyrtojnë edhe kërkesën për rekurs nga deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi.

I.F
Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata e Lartë do të vendosë
Ilir Meta

TIRANË- Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 shkurt për të shqyrtuar rekursin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej tetorit. Sipas shortit, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici. Po në të njëjtën ditë do të shqyrtojnë edhe kërkesën për rekurs nga deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi.

Meta ka kërkuar një masë më të butë sigurie, ku një ndër argumentet në rekurs është edhe drejtimi i tij të partisë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Më 21 tetor, Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa edhe pse me të njëjtat akuza me Metën, është lënë në “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Mbi Kryemadhin rëndojnë të njëjtat akuza si të Metës./ZËRI

Poll

MOS HUMB