Aktualitet

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Dibër, arrestohet autori

25-vjeçari ka pësuar lëndime në kokë dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

I.F
Plagoset me thikë 25-vjeçari në Dibër, arrestohet autori
Foto ilustruese

DIBËR- Një 32-vjeçar është arrestuar në Peshkopi, pasi ka plagosur me thikë në kokë një 25-vjeçar. Sipas Policisë, në pranga ka rënë Jorgo Koltraka, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur të riun. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë. 25-vjeçari ka pësuar lëndime në kokë dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

"Dëmtoi me mjet të mprehtë një shtetas në kokë, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari. Shërbimet e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër dhe ata të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit J.K., 32 vjeç, banues në Peshkopi. Nga veprimet hetimore, dyshohet se 32-vjeçari, në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë,  pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme", njoftoi Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB