LIVE UPDATES

Shfrytëzoi spitalin e burgut për t'u arratisur/ Si u arratis gjatë natës Daut Laze, vuan nga problemet e shëndetit mendor

➤ Daut Laze u arratis nga burgu i Shënkollit. ➤ 48-vjeçari ishte dënuar në vitin 2021 për dhunë në familje. ➤ Por në orët e para të mëngjesit të sotëm arriti që të arratisej nga burgu i Shënkollit në Lezhë, aty ku vuante dënimin. ➤ Sipas informacioneve të bëra me dije deri më tani, Laze vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe ishte vendosur në spitalin e burgut. ➤ Mungesa e tij u vu re vetëm gjatë apelit të mëngjesit. ➤ Aktualisht, autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. ➤ Ndërsa po kontrollohet gjithë zona për rreth burgut për të bërë të mundur kapjen e tij.

4 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

U arratis nga Shënkolli/ Policia në alarm për kapjen e Daut Lazes: 10 000 euro shpërblim për këdo që jep informacione

Shfrytëzoi spitalin e burgut për t'u arratisur/ Si u arratis

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar për arratisjen nga burgu i Shënkollit të Daut Lazes, i arrestuar në vitin 2021 për dhunë në familje. Në njoftimin e ndarë, Policia thekson se i arratisuri paraqet rrezikshmëri shoqërore, ndaj kërkohet ndihma e qytetarëve. Për të gjithë ata që japin informacione për kapjen e tij, Policia ofron 10 mijë euro shpërblim. 49-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij. Sqarojmë se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit. Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Laze është arratisur gjatë natës duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur. Në momentin që është arratisur, nuk është konstatuar nga punonjësit e shërbimit. 49-vjeçari ishte shtruar në dhomën e mjekimeve të burgut të Lezhës, ku dyshohet të ketë shfrytëzuar mundësinë për t'u arratisur./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Arratisja nga burgu/ Mungoi kur bënë apelin e mëngjesit, si u zbulua mungesa e Daut Lazes

Shfrytëzoi spitalin e burgut për t'u arratisur/ Si u arratis
Foto ilustruese

LEZHË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë detaje lidhur me arratisjen nga burgu të 48-vjeçarit Daut Laze. Sipas njoftimit zyrtar, zbulohet se mungesa e Lazës është vënë re në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të turneve. Kur punonjësit e burgjeve kanë shkuar për të bërë apelin e mëngjesit, kanë konstatuar mungesën e tij. 

"Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit,"-bën me dije Drejtoria e Burgjeve. 

Njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:

Më datë 4 shkurt 2025, në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë. Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit. Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. Për ngjarjen është njoftuar SHKBB dhe po punohet intesivisht në bashkëpunim me strukturat e policisë për kapjen e tij.

Laze është arratisur gjatë natës duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur. Në momentin që është arratisur, nuk është konstatuar nga punonjësit e shërbimit. 49-vjeçari ishte shtruar në dhomën e mjekimeve të burgut të Lezhës, ku dyshohet të ketë shfrytëzuar mundësinë për t'u arratisur./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

"Vuan nga çrregullimi psikopatik”/ U arratis nga burgu i Shënkollit, zbardhet dosja e 48-vjeçarit Laze

Shfrytëzoi spitalin e burgut për t'u arratisur/ Si u arratis
Foto ilustruese

LEZHË- Daut Laze vijon që të jetë në kërkim pasi u arratis gjatë natës nga burgu i Shënkollit. I dënuari për dhunë në familje, mesa duket vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Ose të paktën kështu thotë akti i ekspertimit psikiatriko-ligjor.

Në dokumentin e siguruar nga "TopChannel", shkruhet se Laze vuan nga një çrregullim kronik që ka forma dhe ecuri të ndryshme. 

"Pacienti vuan nga një sëmundje psiqike dhe konkretisht nga çrregullimi psikopatik i pa specifikuar, tip paranoid, sëmundje që ka filluar shumë kohë më parë. Ai vuan nga një çrregullim kronik që prezantohet në forma dhe ecuri të ndryshme, por që kërkon trajtim dhe ndjekje të rregullt në Psikiatri. Shtetasi Daut Laze ka qenë nën ndikimin e sëmundjes para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale, në gjykim të udhëhequr prej deluzioneve paranoide, duke mos qenë në gjendje të kuptojë drejt dhe kontrollojë veprimet e tij, pa kuptuar se po kryen një vepër penale apo pasojat që rrjedhin prej saj,"-shkruhet në aktin e ekspertimit. 

Laze është arratisur gjatë natës duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur. Në momentin që është arratisur, nuk është konstatuar nga punonjësit e shërbimit. 49-vjeçari ishte shtruar në dhomën e mjekimeve të burgut të Lezhës, ku dyshohet të ketë shfrytëzuar mundësinë për t'u arratisur./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Arratiset nga burgu i Shënkollit, i burgosuri! Daut Laze iku natën, kapërceu murin

Shfrytëzoi spitalin e burgut për t'u arratisur/ Si u arratis
Daut Laze

LEZHË-Një i burgosur është arratisur gjatë natës nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje. Sipas informacione, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

49-vjeçari shte shtruar në dhomën e mjekimeve të burgut të Lezhës, ku dyshohet të ketë shfrytëzuar mundësinë për t'u arratisur. Laze rezulton se ka kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur, ndërsa nuk është konstatuar nga punonjësit e shërbimit. 

"Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal. Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit', njoftoi sot Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve. 

Shfrytëzoi spitalin e burgut për t'u arratisur/ Si u arratis

Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa po verifikohen edhe mundësitë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë. Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa në terren ndodhet policia të cilët po kryejnë kontrolle për kapjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB