Analiza e CNN: Tragjedia që po i cënon pushtetin një presidenti

BEOGRAD- Ditën e parë të nëntorit, Aleksandër Matkoviç u vonua për të marrë trenin. Ai do udhëtonte nga Novi Sadi, në veri të Serbisë, për në kryeqytetin e saj Beograd, ku punon si historian ekonomik. Kur arriti në stacion, ai dëshmoi një skenë tmerri që ka tronditur vendin edhe sot e kësaj dite.
Pak minuta para se të mbërrinte, tenda e stacionit – rindërtimi i të cilës kishte përfunduar pak muaj më parë ishte shembur, duke shtypur pasagjerët që po prisnin trenin në platformë. 15 vetë u vranë.
“Kam qëndruar aty për rreth dy ose tre orë, vetëm duke ngulur sytë në një hapësirë boshe, atje ku ishte tenda. E gjithë kjo ishte kaq joreale,”- tha Matkoviç për CNN. Shoku shpejt u kthye në zemërim. Kulmi i shkatërruar ka shërbyer si një simbol i fuqishëm i asaj që shumë serbë e shohin si korrupsion në zemër të shtetit, të skalitur nga vetë presidenti Aleksandër Vuçiç dhe qeveria e tij gjatë 12 viteve në pushtet. Ajo që filloi si ceremoni nderimi për të vdekurit janë shndërruar në protesta pothuajse të përditshme që kanë tërhequr segmente gjithnjë e më të mëdha të shoqërisë serbe nga çdo cep i vendit.
"Ne jemi në një territor të paeksploruar,"-tha Matkoviç.
Studentët kërkojnë publikimin e dokumenteve për rindërtimin pasi kanë dyshime se janë njerëz të ngushtë të lidhur me presidentin Vuçiç.
“Të gjitha pyetjet po i kalojnë njerëzve nëpër mend,”- tha Matkoviç.
Vuçiç ka dominuar Serbinë që kur erdhi në pushtet si kryeministër në vitin 2014, pastaj u bë president tre vjet më vonë. Nga ish-ministër i Informacionit gjatë regjimit brutal jugosllav të Sllobodan Millosheviçit, demokracia serbe është degraduar nën Partinë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiçit.
Regjimi i tij është i vështirë për t'u kategorizuar, thonë analistët. Nuk është aq represive sa Bjellorusia e Aleksandër Lukashenkos, por as aq liberale sa Hungaria e Viktor Orbanit. Ivana Stradner, një bashkëpunëtore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, tha se Vuçiç e ka "bërë Serbinë si Rusia në fillim të viteve 1990, duke e drejtuar drejt krijimit të një shteti kriminal, të korruptuar, pa sundim të ligjit".
Megjithatë, kritikët e tij e lavdërojnë atë si një dinak. Në një botë gjithnjë e më shumëpolare, vende si Serbia – një fuqi rajonale që Perëndimi është përpjekur ta shpërblejë për ta ndarë nga aleatja historike Rusia– ka shumë opsione. Për Moskën, Serbia ka një dalje në Ballkan, ndërsa për Europën, Beogradi është një minierë litiumi që mund ta vendosë vendin në një pozitë shumë të rëndësishme për tranzicionin e gjelbër. Për Kinën, Serbia ofron mundësinë për të zgjeruar ndikimin e saj po ashtu në rajon, por përmes Iniciativës Brez dhe Rrugë. Edhe disa në Shtetet e Bashkuara kanë interesa në këtë vend. Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump, thuhet se po punon për një marrëveshje për të ndërtuar një hotel të markës Trump në Beograd, me kapital nga shtete të ndryshme.
Për Serbinë, kjo qasje transaksionale mund të mos shtohet në një ideologji koherente – pasi vendi i ka shitur armë Ukrainës, por refuzon të bashkohet me sanksionet kundër Rusisë. Gjatë gjithë periudhës së luftës Serbia është mbajtur e furnizuar me gazin rus, infrastrukturën kineze, investimet evropiane, madje edhe projektet e shkëlqyera të ndërtimit amerikan.
Pika e kthesës
Megjithatë, kjo "paqartësi strategjike", siç e quan Stradner, ka ardhur me koston e pakënaqësisë së brendshme.
“Njerëzit po thonë boll. Studentët janë të ngopur me këtë retorikë… ku Vuçiç thotë një gjë për konsum të brendshëm dhe një gjë tjetër për konsum ndërkombëtar,”- tha Engjellushe Morina, një anëtare e lartë në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Zemërimi me qeverinë është grumbulluar gjatë viteve. Këtë herë është ndryshe, thonë protestuesit dhe analistët. Pakënaqësia e fshehtë me qeverinë gjeti shprehjen e saj në tragjedinë e stacionit të Novi Sadit. Stacioni ishte rihapur me nxitim në vitin 2022 – me Vuçiç dhe Orban të pranishëm – përpara zgjedhjeve të mbajtura.
Prokurorët serbë deri më tani kanë paditur 13 persona, duke përfshirë ish-ministrin për Ndërtim, Transport dhe Infrastrukturë, por protestuesit kanë kërkuar që të bëhet më shumë.
"Faktori i frikës është zhdukur"
Analistët thonë se Vuçiç është i aftë që të pengojë protestat, siç ka ndodhur deri më tani, duke larguar aleatët, duke kapur opozitën në befasi ose duke tallur gjestet e studentëve. Ai i etiketon rregullisht protestuesit si "agjentë të huaj" që përpiqen të organizojnë një "revolucion me ngjyra", si në shtetet e tjera ish-sovjetike. Por kësaj here është ndryshe! Kjo protestë nisi si një akt zie dhe ata që kishin dalë në rrugë nuk kishin asnjë simbol politik. Më parë ka ndodhur që protestuesit të dalin me flamuj të Bashkimit Evropian, të cilët Vuçiç i ka përdorur më parë për të diskredituar demonstratat.
Protestat kanë tërhequr gjithashtu pjesë të gjera të shoqërisë serbe. Në skenat që të kujtojnë fundin e regjimit të Millosheviçit, edhe fermerët u janë bashkuar studentëve, duke ngarë traktorët e tyre deri në Beograd.
Nuk është e qartë se si Vuçiç mund ta rimarrë pushtetin që ka humbur. Tani duhet të mbajë përgjegjësi. Ndalimi i protestave me dhunë do të ishte thjesht epitafi i tij. Por zgjidhje nuk po gjen. Edhe pse kryeministri Milosh Vuçeviç dha dorëheqjen këtë javë, kjo lëvizje nuk i ka kënaqur protestuesit.
“Është koha që të mos kemi një kult individi që Serbia e ka pasur për dekada. Është koha për të besuar më shumë në ligje, në gjyqësor, në kontrolle dhe balanca, sesa të besojmë në një personalitet.”/ZËRI
VOA: Studentët serbë mbi 24 orë mbajnë të bllokuar një urë në Novi Sad

BEOGRAD- Studentët në Serbi e zgjatën deri në orët e mbrëmjes bllokimin e një ure mbi lumin Danub në Novi Sad, ku e kaluan natën si pjesë e lëvizjes së tyre në rritje kundër korrupsionit dhe kërkesave për ndryshime të mëdha në vendin ballkanik. Dhjetëra fermerë parkuan traktorët e tyre pranë urës e cila quhet “Ura e Lirisë”, duke thënë se duan të ruajnë studentët nga incidentet dhe sulmet e mundshme nga simpatizantët e Presidentit të fuqishëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Banorët e Novi Sadit u sollën çaj dhe kafe, petulla, pasta dhe ushqime të gatuara studentëve protestues.
Studentët e universiteteve në Serbi po drejtojnë një lëvizje masive kundër korrupsionit, e cila u nxit nga shembja e një çatie betoni në stacionin qendror të trenit në Novi Sad më 1 nëntor, duke lënë pas vetes 15 te vdekur. Kritikët besojnë se korrupsioni çoi në një punë të ngadaltë gjatë rindërtimit të stacionit të trenit në Novi Sad, mbikëqyrje të dobët dhe mosrespektim të rregulloreve ekzistuese të sigurisë. Çështja u shndërrua në simbol të pakënaqësisë më të gjerë mbi sundimin e ligjit në Serbi.
"Mënyra e vetme për t'i dhënë fund kësaj (protestave) është që të gjitha kërkesat tona të përmbushen,"- tha studentja Lucija Maslakoviç. Studentët kërkojnë një hetim të plotë, publikim të të gjitha dokumenteve të rinovimit të stacionit hekurudhor dhe ndëshkimin e përgjegjësve për shembjen e çatisë.
Protestat e përditshme në gjithë Serbinë paraqesin një sfidë të madhe për Presidentin Vuçiç. Lëvizja e studentëve detyroi kryeministrin Milosh Vuçeviç, një aleat i Vuçiçit të jap dorëheqje në fillim të kësaj jave. Mediat pro qeveritare të kontrolluara fort, i kanë injoruar kryesisht protestat, duke përcjellë herë pas here lajme të rreme dhe fotografi që shfaqin rrugë të zbrazëta dhe duke pretenduar se tubimi në Novi Sad ishte një "katastrofë" për shkak të asaj që ata thanë se ishte pjesëmarrja e ulët.
Televizioni shtetëror RTS bëri një përjashtim të papritur të shtunën duke transmetuar drejtpërdrejt protestën në Novi Sad, ku morën pjesë dhjetëra mijëra veta.
Partia Përparimtare Serbe në pushtet reagoi shpejt, duke dënuar ashpër "mbulimin skandaloz" të bllokadës së urave në Novi Sad. Sipas partisë së Vuçiçit, televizioni shtetëror ka "shkelur të gjitha rregullat dhe vlerat e gazetarisë objektive dhe të paanshme me raportimet e tij skandaloze".
Studentët qëndruan në një nga urat e Novi Sadit gjatë gjithë natës pasi bllokuan të tre urat e qytetit për disa orë të shtunën. Dhjetëra mijëra njerëz u bashkuan, duke shtuar trysninë ndaj populistëve në pushtet.
"Unë i mbështes ata plotësisht, nuk mund ta besoj se sa mirë janë organizuar, sa të pjekur dhe të mirë janë”,- tha Jelena Gjorgjeviç, një profesoreshë universiteti nga Novi Sadi.
"Ata janë thjesht të jashtëzakonshëm”, tha ajo.
Protesta e studentëve kanë qëlluar në shenjë në Serbinë e rrënuar nga korrupsioni, ku pak qytetarë besojnë se institucionet shtetërore, të cilat janë nën kontrollin e fortë populist, po punojnë në interes të publikut. Shumë besojnë se shembja e çatisë në stacionin e trenit ishte në thelb pasojë e korrupsionit të qeverisë në një projekt të madh infrastrukturor me kompani shtetërore kineze./VOA
Protestat nuk ndalen! Vuçiç tjetër videomesazh: Zgjidhja gjendet vetëm me biseda...

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u është drejtuar qytetarëve përmes një video-mesazhi të postuar në llogarinë “E ardhmja e Serbisë” në Instagram. Fjalimin e tij e nisi me një falenderim për të gjithë ata që kanë protestuar, por edhe me ata qytetarë që nuk "pajtohen" me tubimet që kanë pushtuar vendin. Kreu i shtetit serb tha se është e rëndësishme që “bisedimet me profesorët, përfaqësuesit e universiteteve të fillojnë sa më shpejt”.
"Të nderuar qytetarë, dua t'i falënderoj të gjithë, si ata që morën pjesë në protestat e djeshme dhe sot, por edhe numrin e madh të qytetarëve që nuk pajtohen me protestat, dhe që me qetësi dhe durim pritën përfundimin e demonstratave. Ky është një mësim shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. E rëndësishme, sepse ne kemi ruajtur paqen, stabilitetin dhe shpresën për të ardhmen. E rëndësishme është që diskutimet me pedagogët dhe përfaqësuesit e universiteteve të fillojnë sa më shpejt. Askush të mos i shmanget përgjegjësisë. Ata duhet të kuptojnë mirë se zgjidhjet mund të arrihen vetëm me bisedë. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë njerëzit anembanë Serbisë, njerëzit e thjeshtë, të cilët po dërgojnë fjalë mbështetjeje. Kur them fjalë përkrahjeje, jo për mua personalisht, por për shtetin e Serbisë. Jam absolutisht i palëkundur në gjykimin tim se Serbia mund dhe duhet të ketë vetëm një qeveri serbe. Nëse jo, atëherë është koha për zgjedhje të reja. Nuk na duhen qeveri të imponuara nga jashtë, dhe qeveri të imponuara pa zgjedhje dhe vullnetin e popullit. Unë do të mbetem i vendosur për qytetarët e Serbisë, sepse ju më keni zgjedhur mua dhe nuk do të heq dorë kurrë nga një Serbi e suksesshme dhe progresive. Faleminderit shumë,"-tha Vuçiç në fjalimin e tij.
Para tre muajsh në qytetin e Novi Sad tavani i një stacioni hekurudhor u shemb, ku si pasojë humbën jetën 15 persona. Pas kësaj tragjedie, për tre muaj protestat nuk kanë ndalur në Beograd, pasi qytetarët akuzojnë qeverinë se qëndron pas kësaj, për shkak të korrupsionit që ka “pushtuar” vendin. Protestuesit kërkojnë që përgjegjësit për aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. Deri tani nga protestat është tërhequr kryeministri Milosh Vuçeviç, por as kjo lëvizje nuk i ka kënaqur protestuesit./ZËRI
FOTO- Protestuesit në Novi Sad 'masazhohen' nga Spiderman-i

SERBI- Një skenë e çuditshme është regjistruar në Novi Sad, ku në afërsi të Urës së Lirisë po zhvillohet protesta e studentëve. Tani protestuesit, për t'u shlodhur nga ditë të tëra në "aksion", duket se kanë nevojë për pak masazh. Një person i veshur si "Spiderman" ka marrë një krevat me vete dhe u vjen në ndihmë studentëve dhe të gjithë ata që protestojnë me sa mundet.

"Vetëm masazhi i studentit të shpëton,"-shkruan ai në karton, ndërsa "reklamon" punën e tij.
Para tre muajsh në qytetin e Novi Sad tavani i një stacioni hekurudhor u shemb, ku si pasojë humbën jetën 15 persona. Pas kësaj tragjedie, për tre muaj protestat nuk kanë ndalur në Beograd, pasi qytetarët akuzojnë qeverinë se qëndron pas kësaj, për shkak të korrupsionit që ka “pushtuar” vendin. Protestuesit kërkojnë që përgjegjësit për aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. Deri tani nga protestat është tërhequr kryeministri Milosh Vuçeviç, por as kjo lëvizje nuk i ka kënaqur protestuesit./ZËRI
VIDEO- Rritet presioni ndaj Vuçiç, fermerët dhe mjekët i bashkohen protestave të studentëve: Jo më korrupsion!

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç po përballet me një nga sfidat më të mëdha gjatë kësaj periudhe, protestat masive. Mijëra qytetarë dhe studentë kanë pushtuar rrugët e Serbisë në më shumë se 100 qytete dhe fshatra në të gjithë vendin duke protestuar kundër tij. Fakultetet janë mbyllur dhe rrugët kryesore janë bllokuar në vend, ndërsa studentët e kanë kaluar natën duke fjetur jashtë dhe në stadiumet e vendit. Kjo është një nga protestast më të mëdha në historinë e vendit ballkanik. Kërkesa e tyre është e qartë: Drejtësi për Novi Sad.
Para tre muajsh në qytetin e Novi Sad tavani i një stacioni hekurudhor u shemb, ku si pasojë humbën jetën 15 persona. Pas kësaj tragjedie, për tre muaj protestat nuk kanë ndalur në Beograd, pasi qytetarët akuzojnë qeverinë se qëndron pas kësaj, për shkak të korrupsionit që ka “pushtuar” vendin.
“Ajo që po shohim është një nga protestat më të mëdha në historinë e Serbisë”, tha Dejan Bagariç, një student që po ndjek studimet master.
“Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë, njerëzit janë me të vërtetë të lodhur sepse të gjithë nuk e duan më këtë qeveri korruptive”, tha ai.
“Jo më korrupsion”
Shpërthimi më i madh i protestës ndodhi gjatë ditës së shtunë, pas fjalimit të presidentit serb në datë 28 janar, i cili tha se për 10 ditë qeveria do të njoftojë për vendimin e saj, nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme ose jo. Qytetarët e quajtën këtë përgjigje mosgatishmëri e qeverisë për të pranuar përgjegjësinë për tragjedinë. Rindërtimi i stacionit u krye në bashkëpunim me një konsorcium shtetëror kinez, si pjesë e një projekti të madh infrastrukturor që kritikët pretendojnë se nuk i kushtoi vëmendje rregullave të sigurisë.
“Nuk kishte transparencë, nuk kishte tendera publikë për kontratën dhe më pas kur ndodhi aksidenti, nuk kishte drejtësi”, tha Çedomir Stojkoviç, një avokat për të drejtat e njeriut i cili paraqiti një ankesë penale që përfundimisht nxiti prokurorët të nisnin një hetim.
“Në vend të kësaj, qeveria bëri atë që bën gjithmonë, ajo vazhdoi me një mbulim në shkallë të plotë. Ka shumë solidaritet, shumë ndjeshmëri për studentët, gjithnjë e më shumë njerëz po dalin në mbështetje të tyre, profesorë, fermerë, të gjithë”, shtoi ai.
Kërkesat e studentëve
Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024. Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. /ZËRI