LIVE UPDATES

Qëllohen me armë zjarri efektivët në Malësinë e Madhe

➤Qëllohet me armë zjarri efektivët në Malësinë e Madhe. ➤Policët ishin njoftuar për kamera sigurie të vendosura në mënyrë të paligjshme. ➤Ata kanë mbërritur në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe për të hequr kamerat e sigurisë. ➤Por, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Efektivët janë kundërpërgjigjur. ➤Deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur.

2 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Të shtënat me armë në Malësi të Madhe, nuk ka të lënduar, sekuestrohen 4 gëzhoja

Qëllohen me armë zjarri efektivët në Malësinë e
Foto Ilustruese

SHKODËR- Janë sekuestruar katër gëzhoja në vendin ku ka ndodhur përplasja me armë zjarri në Malësinë e Madhe. Në njoftimin zyrtar raportohet se ngjarje ka ndodhur në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme në fshatin Gruemirë. Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ka ardhur një telefonatë se në fshatin Gruemirë, është qëlluar me armë zjarri. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.  Nga veprimet paraprake të  kryera nga  grupi hetimor, në rrugën e fshatit Gruemirë janë  gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja. Po nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.

4 MUAJ ME PARE

DETAJE/ Si u qëlluan me armë efektivët në Malësi të Madhe, po hiqnin kamerat e sigurisë

Qëllohen me armë zjarri efektivët në Malësinë e
Foto Ilustruese

SHKODËR- Janë zbardhur detaje nga të shtënat me armë zjarri në Malësinë e Madhe. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit. Uniformat blu janë paraqitur në fshatin Linaj për të hequr kamerat e sigurisë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

Por, drejt tyre është qëlluar me armë zjarri. Efektivët janë kundërpërgjigjur, por nuk dihet nëse ka të plagosur apo jo. Pritet njoftimi zyrtar.

Poll

MOS HUMB