DETAJE/ Mori automatikun për të vrarë vëllanë, porta e banesës i shpëtoi jetën 15-vjeçarit

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit në Fushë-Mëzez. I mituri u plagos pas një konflikti mes xhaxhallarëve të tij.
Raportohet se 3 vëllezër të familjes Pëllumbi jetonin në një banesë private një katëshe në Fushë Mëzez, ku secili kishte hyrjen e tij. Gjatë sherrit mes dy vëllezërve binjakë, Nazmi dhe Florant Pëllumbi mësohet se kanë ndërhyrë edhe pjesëtarë të tjerë të familjes për t’i ndarë.
Nazmi Pëllumbi mësohet se është futur në banesë, ka marrë automatikun dhe është kthyer në oborrin e banesës për të qëlluar drejt vëllait binjak. Dëshmitarët janë shprehur se i kanë parë binjakët duke i tërhequr armën njëri-tjetrit. 15-vjeçar (djali i vëllait tjetër) nuk ka qenë në banesë kur ndodhi konflikti dhe në momentin që arma është shkrepur nipi i tyre ishte duke u futur brenda oborrit të shtëpisë.
Në momentin që është afruar të porta kryesore e banesës e kanë kapur plumbat. Plumbat kanë çarë llamarinën e portës dhe kanë goditur të miturin. Familja Pëllumbi nuk ka treguar të vërtetën dhe ka qenë nëna e të miturit që zbuloi konfliktin mes kunetërve. Pas dëshmisë është vënë në pranga Florent Pëllumbi ndërsa është shpallur në kërkim Nazmi Pëllumbi. Në banesën e Florent Pëllumbit policia gjeti një sasi kokaine./ZËRI
Iu plagos djali në sherrin e xhaxhallarëve, e ëma e 15-vjeçarit: U zunë për drogën!

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme (30 janar), ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 15-vjeçar. I mituri u plagos aksidentalisht gjatë një konflikti mes dy xhaxhallarëve të tij, ku Nazmi Pëllumbi, ka qëlluar me armë zjarri vëllanë e tij binjak Florant Pëllumbi.
Grupi hetimor ka mundur të zbardh plagosjen e 15-vjeçarit fal dëshmisë së dhënë nga nëna e këtij të fundit, e cila ka treguar se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj. Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë, debat që ka degraduar deri në nxjerrje arme.
Në lidhje me ngjarjen në kërkim është shpallur 29-vjeçari, Nazmi Pëllumbi, xhaxhai i të miturit, ndërsa është arrestuar vëllai i tij binjak Florant Pëllumbi. Këtoj të fundit iu gjet gjatë kontrollit në banesën iu gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./ZËRI
DINAMIKA e plagosjes së 15-vjeçarit! Tentoi të vrasë vëllain e tij binjak, plumbat kapën nipin e tyre (EMRAT)

TIRANË-Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes (30 janar) në Fushë Mëzez, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 15-vjeçar. Bëhet fjalë për një krim në familje, i cili ka ndodhur në oborrin e banesës. Në lidhje me ngjarjen në kërkim është shpallur 29-vjeçari, Nazmi Pëllumbi, xhaxhai i të miturit. Por si ndodhi ngjarja?
Dy vëllezërit binjakë janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta, sherr i cili ka agravuar në përdorim armësh, ku i plagosur ka mbetur nipi i tyre, djali i vëllait tjetër. Konkretisht Nazmi Pëllumbi, gjatë konfliktit me vëllanë e tij binjak Florant Pëllumbi, ka qëlluar me armë zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari, nip i tyre.
Në pranga ka përfunduar Florant Pëllumbi, 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar. Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre).
Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
15-vjeçari nuk ka rrezik për jetën, ndërsa ka marr 3 plumba, 1 në shpatullë dhe 2 në krah./ZËRI
MISTERI i plagosjes/ I mituri: Më qëlluan nga një makinë! Hetuesit: Të shtënat nga brenda oborrit. (Dëshmia e babait)

TIRANË-Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e një 15-vjeçari me armë zjarri, ende në rrethana të paqarta, mbrëmjen e djeshme (30 janar) në Fushë-Mëzez në Tiranë. Policia ende nuk ka arritur të sqarojë vendin e saktë ku ka ndodhur plagosja, pasi i mituri ka shkuar në shtëpi me plagë dhe më pas është dërguar në spital nga babai i tij.
Dyshimet e hetuesve janë për një konflikt të mundshëm brenda familjes, i cili ka agravuar në përdorim armësh. Babai i të miturit dhe xhaxhai janë shoqëruar në Polici, pasi dëshmia e të miturit është krejt kontradiktore në raport me çfarë ka gjetur grupi hetimor në vendin e ngjarjes.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan 5 vrima plumbash në derë, të cilët janë qëlluar nga brenda oborrit. Por sipas 15-vjeçarit ai është qëlluar 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë nga një makinë e zezë, e cila sipas tij është larguar menjëherë. Edhe babai ka qëndruar në të njëjtën linjë me djalin e tij, ku ka deklaruar para hetuesve se i mituri kishte dalë nga banesa, pak para se të dëgjonin të shtënat.
Dyshimet e hetuesve deri tani janë për konflikt mes 2 vëllezërve, debat që mund të ketë degraduar në oborr, deri në përdorim arme. 15-vjeçari nuk ka rrezik për jetën, ndërsa ka marr 3 plumba, 1 në shpatullë dhe 2 në krah./ZËRI