LIVE UPDATES

Diaspora “mollë sherri” në Kuvend/ Debate të ashpra mes Nokës dhe Manjës: Fosile Politike! Gjiknuri: Doni të vrisni procesin

➤ Edhe sot ka nisur me debate seanca plenare. ➤ Përveç 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të kryepeshkipit Anastas Janullatos, në Kuvend nuk pati më qetësi. ➤ Opozita kërkoi ngritjen e komisionit të ët Vërtetës. ➤ Sipas PD, kjo është e vetmja mënyrë që deputetët dhe jo vetëm të deklarojnë nëse kanë qenë përdorues të rrjeteve të enkriptuar. ➤Debati vazhdoi për votën e diasporës. ➤PD e PS akuzojnë njëra tjetrën se po përpiqen të sabotojnë këtë proces. ➤ Opozita kërkon që shtetasit shqiptarë të votojnë edhe pa pasaportë e kartë identiteti shqiptarë, por edhe me dokumente të vendit ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh. Socialistët janë kundër. ➤ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se emigrantëve shqiptarë duhet t’i sigurohen kushtet që ata të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. ➤ Më tej ai shtoi, se socialistët duan që të votojnë vetëm shqiptarët që janë në lista dhe jo emigrantët. ➤ Manja iu përgjigj ashpër fjalës së Nokës, ku tha se sipas Kodit Zgjedhor, emigrantët duhet të jenë të pajisur me dokumen te identifikimi shqiptare. Ministri i Drejtësisë i tha Nokës se janë demokratët që nuk e duan votën e diasporës, duke e quajtur këtë të fundit fosile politike.➤ Në lidhje me këtë foli edhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri ku tha se PS ka negociuar me PD për ndryshimet që janë bërë në Kodin Zgjedhor në lidhje me votën e emigrantëve shqiptarë, por ata që nuk kanë dokumente identifikimi nuk mund të regjistrohen.

6 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Diaspora/ Gjinkuri-PD: Doni të vrisni procesin, kemi rënë dakord për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Diaspora “mollë sherri” në Kuvend/ Debate të ashpra
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, iu përgjigj kërkesës së Partisë Demokratike që në listën e zgjedhjeve të jenë edhe emigrantët që nuk kanë dokumentete e identifikimit shqiptar. Gjiknuri tha se PS ka negociuar me PD për ndryshimet që janë bërë në Kodin Zgjedhor në lidhje me votën e emigrantëve shqiptarë, por ata që nuk kanë dokumente identifikimi nuk mund të regjistrohen. Socialisti tha se emigrantët që duan të votojnë duhet të kenë të dhëna në procesin e sistemit të gjendjes civile, ndërsa atyre që iu mungojnë këto nuk mund të regjistrohen.

“Në 2024 ne negociuam çdo detaj se si do të realizohet vota e diasporës, jam unë ai që kam pasur barrën nga mazhoranca për tu ulur na tavolinë me ju për një produkt të përbashkët. Ramë dakord që ata shtetas që jetonin jashtë vendit të votojnë me një nga dokumentet e identifikimit të vlefshëm shqiptar. Kjo ishte marrëveshja që bëmë dhe këtë shkruam edhe në kod. Nga doli kjo që kanë ngel edhe 150 mijë që s’kanë asnjë dokument, nga doli ky merak njëherë. Ata që s’kanë dokumente, s’kanë si regjistrohen sepse sistemi duhet që të dhënat të jenë në sistemin e gjendjes civile. Nga dalin këto kërkesa. Qëllimi është i qartë, ju jeni penduar, ju nuk arrini dot që ti bindni. Nuk jeni të besueshëm dhe del varianti tjetër. Për ju ka rëndësi që të justifikohet humbja dhe të gjendet një alibi për të, por treni i votës së diasporës është nisur dhe ju se ndalni dot. Ju jeni penduar sepse nuk arrini dot që t’i bindni ata dhe gjeni një justifikim, doni ta vrisni këtë proces. Ju bashkë me mua e keni bërë kodin, pse e kërkoni tani këtë, sepse s’ju dalin llogaritë”, tha ai. /ZËRI

4 MUAJ ME PARE

“E keni frikë votën e emigrantëve”, debat i ashpër mes Nokës dhe Manjës: Je fosile politike!

Diaspora “mollë sherri” në Kuvend/ Debate të ashpra
Flamur Noka dhe Ulsi Manja

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se emigrantëve shqiptarë duhet t’i sigurohen kushtet që ata të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por, kjo ngjalli debate me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, pasi Noka tha se socialistët duan që të votojnë vetëm shqiptarët që janë në lista dhe jo emigrantët.

“Unë jam këtu për hallin e shqiptarëve. Me kushtetutë çdo shqiptar duhet që të votojë. Je shtet, çdo shtetas duhet që të votojë sa kohë e ka emrin në gjendjen civile dhe shteti duhet që ti krijoi kushtet për të votuar. Ju keni tartakutin, ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Ju i mohoni të drejtën e votës, keni frikë. Ju brenda s’ju duan dhe jashtë ju refuzojnë”, tha Noka.

Manja iu përgjigj ashpër fjalës së Nokës, ku tha se sipas Kodit Zgjedhor, emigrantët duhet të jenë të pajisur me dokumen te identifikimi shqiptare. Ministri i Drejtësisë i tha Nokës se janë demokratët që nuk e duan votën e diasporës, duke e quajtur këtë të fundit fosile politike.

“Ne e votuam që shqiptarët në diasporë ta ushtrojnë të drejtën e votës. Që të jesh shtetas shqiptar ke të drejta dhe detyrime, për të ushtruar të drejtën e votës duhet përcaktuar pasaport biometrike ose kartë ID të vlefshme. Ju thoni që ti jepet e drejta e votës edhe nëse kanë një dokument të vendit ku jetojnë. Po mirë me dokument shqiptar mund të votojnë një shtetas shqiptar në botë, jo, sepse nuk ja lejon. Po kemi rënë dakord kush ka një dokument identifikimi shqiptar që i ka skaduar përgjigjia jonë ka qenë po që mund të votojë. Ju në vend të votoni ndryshimet, e bllokoni sepse ju se keni dashur kurrë votën e diasporës. Lëre more dorën ti, je një fosile politike”, tha Manja. /ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Vota e diasporës/ Berisha: Njihni letërnjoftimet e BE! PS kundër: Po krijoni alibi për humbjen

Diaspora “mollë sherri” në Kuvend/ Debate të ashpra
Sali Berisha, Flamur Noka dhe Taulant Balla

TIRANË- Debate mes maxhorancës dhe opozitës për votën e diasporës. Në fjalën e tij, nga Foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se emigrantëve që u ka skaduar dokumenti i identifikimit nuk po lejohen që të votojnë edhe pse kanë atë të vendit ku jetojnë. Po ashtu, kërkoi që të marrin pjesë në votime edhe shqiptarët që nuk kanë letërnjoftime shqiptare. 

"Kreu i narkoshtetit po bënë gjithçka për të sabotuar të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit për votim, po kushtëzon votimin e qytetarëve me shtetësi shqiptare, shqiptar ata i bënë shtetësia pavarsisht dokumentit që kanë marr në vendin ku jetojnë. Ky është standardi i atij që ka frikë nga vota e shqiptarëve, nuk ka akt më absurd se ti thuash mbi 1 mln shqiptarëve që s’kanë dokumente biometrike të lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të vendit ku jetojnë që nuk mund të votojnë. Jeni i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike as të vendeve të BE dhe as të NATO-s, keni frikë dhe tmerr nga vota e tyre. U bëjë thirrje shqiptarëve të përgatiten për protesta para ambasadave të narkoshtetit,"-tha në fjalën e tij Berisha.

Përgjigjen e mori nga ministri i shtetit për Diasporën, Taulant Balla. Ky i fundit u shpreh se opozita po e përdor këtë çështje si një alibi për humbjen, duke deklaruar se ishte i bindur tek fitorja e socialistëve.

“E kam ditur prej disa vitesh e tani doni të bllokoni dy element thelbësorë. E ka detyrim parlamenti të miratojë gadishmërinë e qeverisë që postën edhe në kthim ta paguajmë ne. Hajdeni e mos e kushtëzoni votën me asgjë. Duhet të spostojmë afatin e regjistrimit të kandidatëve të pakën dhe me 10 ditë të tjera. Të tjerat janë rrena e alibi. Mos ma luaj gishtin por jepni votën. Edhe për një kërkesë që ju ka ardhur ju do e bëjmë. Keni frikë se Celibashi ju vjedh votat? Bujrum të numërojmë votat në prani të përfaqëuesve partiakë. Të tjerat alibi për humbjen."

Të njëjtën tezë si Berisha mbështeti edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili mori edhe shembullin e të atit, për çështjen e votës së emigrantëve. Për Nokën, maxhoranca po i pengonte shqiptarët që të votonin, pasi kishin frikë nga vullneti i tyre.

"Unë jam këtu për hallin e shqiptrëve. Me kushtetutë çdo shqiptar duhet që të votojë. Çdo shtetas duhet që të votojë sa kohë e ka emrin në gjendjen civile dhe shteti duhet që ti krijoi kushtet për të votuar. Por ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Ju i mohoni të drejtën e votës, keni frikë. Ju brenda s’ju duan dhe jashtë ju refuzojnë,"-shtoi Noka. 

Me tone të ashpra i është përgjigjur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

"Që të jesh shtetas shqiptar ke të drejta dhe detyrime, për të ushtruar të drejtën e votës kodi ka duhet përcaktuar pasaport biometrike ose kartë ID të vlefshme. Ju thoni që ti jepet e drejta e votës edhe nëse kanë një dokument të vendit ku jetojnë. Po mirë me dokument shqiptar mund të votojnë një shtetas shqiptar në botë, jo, sepse nuk ja lejon. Po kemi rënë dakord kush ka një dokument identifikimi shqiptar që i ka skaduar përgjigjia jonë ka qenë po që mund të votojë. Ju e bllokoni sepse ju se keni dashur kurrë votën e diasporës. Lëre more dorën ti (i drejtohet Nokës), je një fosile,"-shtoi Manja./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

"Deklaroni Enchrochat"/ Berisha "kapet" me Gjiknurin: Damian, ke pasur ti? Betohu!

Diaspora “mollë sherri” në Kuvend/ Debate të ashpra
Sali Berisha dhe Damian Gjiknuri

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi nga foltorja e Kuvendit ngritjen e një komisioni të ri, Komisionin e të Vërtetës. Për numrin një të PD-së, në Komision të gjithë deputetët duhet që të deklarojnë nëse kanë përdorur ndonjëherë telefona të enkriptuar. Kjo, sipas Berishës, është e domosdoshme për të nxjerrë para qytetarëve shqiptarë lidhjet e politikës me krimin. Por teksa fliste ka shkëmbyer edhe batuta me socialistët në sallë. 

Berisha: Telefonat e koduar janë telefonat e lidhjeve të tmerrshme të krimit. 15 mijë nga 60 të tillë në të gjithë planetin ishin në Shqipëri. Nga 15 mijë, 8 mijë janë përdorur në territorin e Shqipërisë. Nga këto 8 mijë, 73 të tillë ka pasur ndërtesa e Këshillit të Ministrave. Nuk është TikTok-u rrugaçit, është Enchrochati vrasësi dhe trafikanti. Krijimi i Komisionit të së Vërtetës është kusht i domosdoshëm. Ka patur këtu me 2 dhe 3. Damian se po flas unë... Ke pasur edhe ti. Betohu që nuk ke pasur. Mos u fsheh duke folur me të. Të krijojmë Komisionin e të Vërtetës. Nëse nuk pranonin komisionin e të vërtetës do t’i publikoj një nga një. Mos kini frikë, urdhëroni të votojmë Komisionin e të Vërtetës./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

'Kanë kaluar 3 muaj'/ Sula në Kuvend: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky Ecc dhe Encro Chat

Diaspora “mollë sherri” në Kuvend/ Debate të ashpra
Dashnor Sula

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në fjalën e tij në parlament u shpreh se duhet që të miratohet projekt-ligji, që çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur Sky Ecc dhe Enro Chat. 

Dashnor Sula: Deputetët e Partisë Demokratike, iu kanë kerkuar ju zonja kryetare, Kuvendit të Shqipërisë, një projekt vendim, që deputetët të deklarojnë kush ka përdorur 'Sky Ecc' dhe 'Encrochat' . Po mbushen tre muaj dhe ju nuk po e fusni në kalendar. Gjykata Kushtetuese përdoret nga ju si letër higjenike. Pse keni frikë që të ketë projekt-ligj, që të dihet se kush ka përdorur Sky. Përpara se të dalin listat e kandidatëve për deputetë, duhet ditur se kush ka folur me bandat.

Partia Demokratike ka çuar propozimin në Kuvend ku kërkohet që deputetët të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet 'SkyEcc' dhe 'EncroCha't. Shkresa mban firmën e kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi. Në shkresë thuhet se në aktet e dërguara nga autoritetet franceze, belge dhe hollandeze të drejtësisë, rezultojnë komunikime edhe të deputetëve të tjerë me eksponentë të krimit të organizuar, për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme. Encro Chat dhe Sky ECC, janë dy nga dhjetra aplikacione të enkriptuara që tashmë janë çkoduar nga agjensitë ligjzbatuese. Aksioni i dekriptimit të tyre ka çuar në pranga disa persona të përfshirë në botën e krimit, por edhe njerëz të botës së biznesit, madje dhe politikës (Jurgis Çyrbja)./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet

Diaspora “mollë sherri” në Kuvend/ Debate të ashpra
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në orën 14:30 për të zhvilluar seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës pritet të diskutohen dhe miratohen disa projektligje. Draftprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 10 shkurt-21 mars 2025 do të votohet sot nga mazhoranca dhe opozita, pasi palër nuk arritën në dakortësi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të zhvilluar më 29 janar.

Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenare të datës 20 janar, do të nisin diskutimet për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”.

Një tjetër projektligj që pritet të diskutohet është projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 27-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Abidjan 2021, përfshirë ndryshimet e miratuara në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Addis Ababa 2018, dhe në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Gjenevë 2019, të Bashkimit të Përbotshëm Postar”.

Gjatë seancës plenare është parashikuar po ashtu të miratohet Akti Normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024.

Një tjetër projektligj që do të diskutohet është projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu”.

Të tjera projektligje që janë parashikuar për tu diskutuar janë projektligji; “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”; projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për investimet e strategjike në Republikën e Shqipërisë”; projektligji për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”;

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-EuroMediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, me qëllim përfshirjen e dispozitave kalimtare në ndryshimet e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane, të zbatueshme nga 1 janari 2025”.

Gjatë seancës plenare do të shqyrtohet gjithashtu edhe projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”.

Në rend dite është parashikuar të shqyrtohet edhe projektvendimi për “Për dërgimin e mocionit në gjykatën kushtetuese”, për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB