Aktualitet

EMRAT/ Zbardhet lista me 13 kandidatët për kreun e ri të BKH

Mes tyre ka dhe emra si Gledis Nano, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, që aktualisht është në krye të Emergjencave Civile. Çako ka qenë edhe në krye të Policisë së Shtetit në vitin 2015. Jon Keta ka qenë oficer gjyqësor i Prokurorisë për Krime të Rënda.

F.m
EMRAT/ Zbardhet lista me 13 kandidatët për kreun e ri të BKH
bkh

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar emrat e 13 personave që do të kandidojnë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mes tyre ka dhe emra si Gledis Nano, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, që aktualisht është në krye të Emergjencave Civile. Çako ka qenë edhe në krye të Policisë së Shtetit në vitin 2015. Jon Keta ka qenë oficer gjyqësor i Prokurorisë për Krime të Rënda.

Lista me emrat e kandidatëve:

Gledia Nano

Haki Çako

Andi Pogaçe

Artut Beu

Astrit Halilaj

Joni Keta

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Maoricio Sheldija

Marinela Pilinçi

Miklovan Kanani

Nevrus Ndregjoni

A fati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit mbaroi një ditë më parë.  Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së. Mandati i drejtuesit të Byrosë është 5 vjet. Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Poll

MOS HUMB