Aktualitet

Ekzekutoi 5 persona në 3 shtete, njihuni me Mane Drizan, "Tony Montana" shqiptar, gati ekstradimin nga Anglia

Mane Driza pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur në vendin tonë, dënimet e mbetura prej më shumë se 20 vitesh burgim të dhëna si nga Mbretëria e Bashkuar, ashtu edhe nga Shqipëria.

F.I
Ekzekutoi 5 persona në 3 shtete, njihuni me Mane Drizan, "Tony
Mane Driza

ANGLI-Mane Driza, 48 vjeç, është vrasësi serial shqiptar që vrau 5 persona në 3 shtete të ndryshme brenda më pak se 3 viteve. Kështu e përshkruajnë mediat britanike vrasësin shqiptar që kreu një seri krimesh që nisën në vendin tonë, vazhduan në Angli dhe më pas në Itali.

Historia e tij është sjellë sot në vëmendje, pasi në Itali, dënimi i 48-vjeçarit pritej të përfundonte në vitin 2026, por në korrik të vitit 2023, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria arritën një marrëveshje. Mane Driza pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur në vendin tonë, dënimet e mbetura prej më shumë se 20 vitesh burgim të dhëna si nga Mbretëria e Bashkuar, ashtu edhe nga Shqipëria.

Konkretisht në qershor 2002, Driza u dënua në Siçili për vrasjen e Artan Maskajt dhe Albert Blushajt dhe për tentativën e vrasjes së Lefter Maskajt. Nga ana tjetër në gjyqin britanik, gjykata u informua se dënimi i tij italian zgjaste deri në vitin 2026. Në dhjetor të vitit 2001, një gjykatë shqiptare e dënoi atë në mungesë me 25 vite burg.

njihej me pseudonimet “Tony Montana” ose “Scarface”, sipas personazhit të bosit të krimit në filmin e Al Pacinos. Mane ishte vetëm 18 vjeç kur kreu dy vrasjet e para në Shqipëri. Motivi ishte hakmarrja dhe një konflikt i mëparshëm kriminal me 33-vjeçarin Lavdosh Kanani, i cili kishte kryer një krim ndaj tij.

Mane Driza, së bashku me të atin, gjetën Lavdosh Kananin dhe e vranë me armë zjarri. Ndërsa largohej nga vendngjarja, Mane Driza u përball me babanë 71-vjeçar të Lavdoshit, Elmaz Kanani, dhe e vrau edhe atë.

Kjo vrasje e dyfishtë e detyroi atë të largohej nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar duke përdorur një emër të rremë, “Sokol Drenova”. Ai nisi të jetonte me një shqiptar tjetër të quajtur Stefan Mone.

Në qershor të vitit 1999, Stefan Mone i dhuroi të dashurës së tij shtatzënë një unazë martese prej ari, të cilën e kishte gjetur në banesë. Pa dijeninë e tij, unaza i përkiste Mane Drizës. Atë natë, Mane kreu një sulm brutal ndaj Stefanit e goditi vazhdimisht viktimën, duke i shkaktuar mbi 120 plagë.

Menjëherë pas vrasjes, ai u largua me avion drejt Italisë, por vrau sërish vetëm 6 muaj më vonë.

Mane Driza qëlloi me armë dy burra, Artan Maskajn dhe Albert Blushajn, duke i lënë të vdekur në vend; ai tentoi të vriste edhe një burrë të quajtur Lefter Maskaj, por arma iu bllokua, gjë që i mundësoi këtij të fundit të largohej nga vendngjarja. Policia italiane e gjeti shpejt Mane Drizën dhe e arrestoi të nesërmen, duke i dhënë fund serisë së tij të vrasjeve në disa shtete.

Poll

MOS HUMB