
Foto ilustruese
VLORË- Një 64-vjeçar i identifikuar me inicialet B.S është vënë nën hetim nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçar. Denoncimin në polici e kanë bërë familjarët e të miturit, të cilët akuzojnë burrin për ngacmim seksual. Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.
NJOFTIMI I POLICISË:
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. S., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, se 64-vjeçari, ditën e djeshme, i ka ngacmuar seksualisht nipin e saj, 9 vjeç./ZËRI
Poll