
TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të dielë pasi akuzohen për shunë në familje. Raportohet se një 41-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten, ndërsa një 58-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Ndërkohë po për dhunë në familje është arrestuar një 37-vjeça, i identifikuar me inicialet A.N. Ky i fundit mësohet se ka dhunuar vjehrrin.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin H. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij./ZËRI