Aktualitet

E konfirmon Ambasada Italiane! Kampi i refugjatëve në Gjadër nuk do të hapet në datë 1 gusht 2024!

Për shkak të valës së të nxehtit gjatë verës është vendosur që të ndërpriten punimet për ndërtimin në Gjadër gjatë orëve gjatë ditës, për të ruajtur kujdesin e punëtorëve.

M.M
E konfirmon Ambasada Italiane! Kampi i refugjatëve në Gjadër nuk
Rama dhe Meloni duke firmosur marrëveshjen per emigrantët

TIRANË - Kryemisnisti Edi Rama dhe homologia e Italisë, Giorgia Meloni firmosën marrëveshjen për ëendrat e emigrantëve në Shëngjin, të cilat do të hapeshin në datë 1 gusht 2024. Sipas Euronews, ambasada italiane ka konfirmuar se këto qendra nuk do të jenë funksionale që nga data 1 gusht.

Përgjigja zyrtare ishte kjo: Për shkak të valës së të nxehtit gjatë verës është vendosur që të ndërpriten punimet për ndërtimin në Gjadër gjatë orëve gjatë ditës, për të ruajtur kujdesin e punëtorëve. Kjo gjë mund të ketë zgjatur kohën, por është duke u punuar që të happen qendrat sa më shpejtë të jetë e mundur. Kampi nuk do të hapet me 1 gusht,  ‘brenda disa javëve’.

Për projektin, Ministria e Brendshme italiane ka lëvruar mbi 52 700 euro në periudhën kohore 1 korrik-31 korrik 2025 për strehimin e agjentëve të Policisë pranë Hotelit "Maritim RafealoResort" një nga më luksozit e zonës pranë Portit të Shëngjinit. Mesatarisht 2200 euro për çdo punonjës policie. Në dokumentin e Ministrisë së Brendshme italiane ky hotel është përzgjedhur pas një studimi eksplorues.

Vetëm kostoja e personelit italian është rreth 50 milionë euro në vit. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë që do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e refugjatëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit. Qendra pritëse do të ketë një kapacitet 3 mijë vende, ndërsa në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do t’i largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar./ZËRI

Poll

MOS HUMB