Aktualitet

Kampi i refugjatëve në Gjadër, qeveria italiane kundërshton veten, kur pritet të mbarojnë punimet

Kampi nuk do të jetë gati përpara muajit Nëntor

E.K
Kampi i refugjatëve në Gjadër, qeveria italiane kundërshton
Ndertimi i kampit ne gjader

TIRANË- Dy qendrat për strehimin e emigrantëve italianë në Shqipëri, nuk pritet të jenë gati përpara muajit Nëntor. Në një artikull të “La Republica”, thuhet se qeveria italiane ka kundërshtuar veten për faktin se kur do të ishin gati këto dy qendra strehimi, ajo në Gjadër dhe në Shëngjin. 

Puna për ndërtimin e këtyre kampeve ka nisur në datën 23 mars, ndërsa dorëzimi do të bëhet pas 233 ditësh, pra më 10 nëntor.

Media italiane i referohet një vendimi të Ministrisë së Mbrojtjes, që i besoi inxhinierëve ushtarakë ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri.

Sipas tenderit drejtues që duhet të kishin hapur në maj, Ministria e Mbrojtjes pret dorëzimin e punimeve për strukturat në vjeshtë.

Po ashtu, thuhet se kostot rrezikojnë të arrijnë një miliard euro për 5 vite. Projekti është përballur me kritika të shumta, sa i takon kostove por edhe shjeljes së të drejtave të njeriut, por megjithatë të dyja qeveritë kanë avancuar përpara me projektin. Në Shqipëri, do të strehohen rreth 3 mijë emigrantë, të cilëve në rast se iu refuzohet kërkesa për azil nga Italia, do të kthehen në vendet e tyre të origjinës./ZËRI 

Poll

MOS HUMB