
TIRANË- Xhovana Nikolli nuk i ndahet Nuredin Dumanit. Sot, në rrjetet e saj sociale, ajo ka dalë me një tjetër denoncim ku pretendon se i penduari i drejtësisë i ka ndaluar takimet e saj me të dashurin, Amarildo Nikollin. Në videon e postuar, Xhovana shqetësohet se në Shqipëri nuk ka "shtet".
"Boll ma, a ka shtet, a s'ka shtet në këtë vend? Ordinera! Kush do na mbrojë ne? O boll më se edhe mua nuk më ka pjellë lopa por një nënë. Vazhdon akoma Nuredin Dumani dhe jep urdhëra në burg mbas gjithë kësaj që ndodhi më bllokon takimet mua me Amarildon. Jep urdhër Nuredin Dumani, jo takime tek dhoma, por të ulen tek magazina poshtë. Vazhdon sundon akoma Nuredin Dumani me Altinin dy kushërinjtë bashkë. Akoma i jepni të drejtë përdhunuesit, kriminelit, ordinerit. Ku do shkoj ky shtet ishtu?,"-shkruan Xhovana mbi video.
MOMENTI ME VIDEO:
-
Krimin nuk e ndal as burgu!
20 Korrik, 16:16
Xhovana Nikolli dhe e motra e saj, Alda pak javë më parë pretenduan se Dumani u vendosi tritol në banesën e tyre me qera në Elbasan, shpërthim nga i cili mbeti i plagosur fqinji i tyre, Enea Thomollari. Pas ngjarjes, në media, Alda Nikollli ka rrëfyer ‘mbretërinë’ që i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani kishte ngritur brenda mureve të qelisë. Sipas saj, Nuredin Dumani bën ligjin brenda burgut, dhe se futet për të dhunuar të dënuarit e tjerë në qeli, nën mbrojtjen e policisë. E reja tregoi se Dumani i ka rrëfyer shumë nga krimet që ka bërë, dhe se sipas saj, ai vendos gjoba edhe nga burgu. Alda Nikolli pretendon se pasi janë ndarë, ai e ka kërcënuar dhe se dyshon se tritolin ia ka vendosur ai në banesë./ZËRI