
ITALI- Një modele dhe i dashuri i saj DJ u dogjën të gjallë pas një aksidenti rrugor kur Ferrari i tyre 120 mijë euro u përplas me ndarëset e rrugës dhe shpërtheu në flakë. E gjitha për shkak të një gare që po zhvillonin në autostradë. Makina luksoze, e cila po udhëtonte me 200 kmh, u nda në gjysmë nga përplasja dhe nuk mbeti pothuajse asgjë, pasi edhe çifti u dogj i gjallë në vendin e aksidentit. Vetëm pjesa e pasme e motorit mbeti e paprekur.
Aksidenti ndodhi në Itali të dielën e kaluar. Anna Kraevskaya, 21 vjeç, ishte ulur në sediljen e pasagjerit pranë Hysni Qestaj, 40 vjeç. Disa orë më parë, Qestaj, i cili e quante veten "Dj Style Q", po luante muzikë në një klub në Zvicër. Atje jetonte përkohësisht babai i dy fëmijëve, 11 dhe 14 vjeç, të cilët jetojnë me nënën e tyre në Kosovë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Kraevskaya ka lindur në Odessa të Ukrainës, por ka jetuar gjithashtu në Zvicër. Edhe pse të dy ishin në një lidhje prej kohësh, çifti nuk ka asnjë foto së bashku në rrjetet sociale. Ndoshta ngaqë DJ shqiptar kishte gruan dhe fëmijët që e prisnin në Kosovë. Madje e shoqja i ka bërë edhe një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke i shprehur dashurinë: Shihemi në Xhenet!
Edhe pse ka kaluar më shumë se 1 javë nga aksidenti, ende nuk kanë dalë rezultatet e ADN-së, pra zyrtarisht nuk dihet nëse trupi i përket vajzës nga Ukraina, edhe pse hetuesit janë të bindur. Gjithçka që iu kishte mbetur nga trupat e tyre të karbonizuar ishin dy orët prej ari që mbanin./ZËRI