Aktualitet

TENDERI- “5D” mundi 11 firma në “Kinostudio”, morën me 428 mln lekë, punimet ende vazhdojnë

Tenderi u dha për rehabilitimin e hapësirave dhe pallateve në zonën e ish-Kinostudios. 

k.m.
TENDERI- “5D” mundi 11 firma në “Kinostudio”,
Foto ilustruese

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet që të shqyrtojë një tjetër tender nga Bashkia e Tiranës, i cili është dhënë në shtator të vitit 2022. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se kompania “5D Konstruksion” dhe operatori tjetër ekonomik “Bami Sh.p.k” kanë marrë një tender me vlerë prej 5.8 milion euro. Tenderi u dha për rehabilitimin e hapësirave dhe pallateve në zonën e ish-Kinostudios. 

“...duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë bashkimi i operatorëve ekonomik “5D Konstruksion” dhe “BAMI” se oferta e paraqitur me vlerë totale prej 345,099,918 është identifikuar si Oferta e Suksesshme...”-thuhet në njoftimin zyrtar të Autoritet Kontraktues, Bashkia Tiranë.

Ky tender u fitua nga "5D dhe Bami", palë që ofruan 3 milion e 450 mijë lekë të reja. Por pagesa finale që është bërë, ka shifrën e 428 milion e 700 mijë lekësh të vjetra. Pagesa është kryer para vitit 2023, ndërkohë që në zonën punimet ende vazhdojnë. 

Aktualisht, pronarët "de facto" të kompanisë "5D", Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërsa të tjerët Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Eglantina Zere dhe Deborah Keçi janë lënë nën masën “Detyrim paraqitje”. Sipas njoftimit të SPAK, për katër vite rresht që Molla ka qenë në krye të “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, ka shpallur fitues kompaninë “5D Konstruksion” kur në fakt pronarët e vërtetë ishin ai dhe Mariglen Qato. Kompania është regjistruar me emrin “Igor Electrik”, më pas e ka ndërruar në “V.A.S Construction” dhe në fund në “5D Construction”./ZËRI

DOKUMENTI MË POSHTË:

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB