Aktualitet

2023 me më pak krim! Vlora dhe Tirana, të parat! RAPORTI i Prokurorisë, kush shtet ekstradoi më shumë shqiptarë

Në raportin me 238 faqe, theksohet se ka një ulje të kriminalitetit në përgjithësi, por rritje të disa veprave penale. Institucioni që drejtohet nga Olsian Çela ka emëruar Tiranën dhe Vlorën, si qytetet më "problematike" në vendin tonë.

k.m.
2023 me më pak krim! Vlora dhe Tirana, të parat! RAPORTI i
Olsjan Çela

TIRANË- Pas raportit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, edhe institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme ka depozituar raportin e vitit 2023 në Kuvendin e Shqipërisë. Në raportin me 238 faqe, theksohet se ka një ulje të kriminalitetit në përgjithësi, por rritje të disa veprave penale. Institucioni që drejtohet nga Olsian Çela ka emëruar Tiranën dhe Vlorën, si qytetet më "problematike" në vendin tonë. Ka pasur një rritje të veprave penale: kundër shëndetit të kryera me dashje”, 1,50 %; ato që cenojnë regjimin juridik të tokës”, 12,86 %; kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë”, 9,20 %; etj. Edhe për vitin që lamë pas, numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë e Tiranës me 35,12 %; e ndjekur nga Durrësi; Fieri, Shkodra e Korça. Më pak problematikët janë Kukësi dhe Dibra. Për krimet seksuale në vendin tonë, evidentohet se numri më i lartë i procedimeve është regjistruar në Tiranë, duke shënuar 39% e numrit total të procedimeve të regjistruara për këto vepra në shkallë vendi, në Durrës janë regjistruar 12% e procedimeve, Fier dhe Vlorë përkatësisht me nga 8% të procedimeve të regjistruara.

 

2023 me më pak krim! Vlora dhe Tirana, të parat! RAPORTI i

"Për vitin 2023 vërehet tendenca në ulje e numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale si më poshtë: - “Krimet Kundër jetës të kryera me dashje”, 8,81 %; - “Krimet kundër jetës të shkaktuar me pakujdesi”, 28,57 %. - “Veprat penale kundër shëndetit të shkaktuar me pakujdesi”, 66,66 % “Veprat penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga ndërprerja e shtatëzanisë ose nga mosdhënia e ndihmës”, 6,97 %; - “Krimet seksuale”, 23,46 %; - “Veprat penale kundër lirisë së personit6 ”, 26,72 %; - “Veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit”, 1,39 %; - “Veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes 7 ”, 4,68 %; - “Veprat penale kundër vjedhjes së pasurisë8” 16,39 %; - “Veprat penale të mashtrimit9 ”, 5,10 %; - Veprat penale të shkatërrimit të pronës”, 15,63 %; - “Veprat penale të kryera në shoqëritë tregtare10”, 35,42 %; - “Veprat penale në lidhje me ushtrimin e veprimtarive bankare dhe financiare”, 50 %; - “Krimet në fushën e doganave”, 6,56 %; - “Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet”, 40,26 %; - “Veprat penale të falsifikimit të monedhave dhe letrave me vlerë”, 43,18 %; - “Veprat penale të falsifikimit të dokumenteve11 ”, 15,23 %; - “Zhvillimi i palejuar i lojërave të fatit”, 3,08 %; - “Veprat penale kundër mjedisit”, 7,80 %; - “Veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit12”, 9,62 %; - “Veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik13”, 16,01 %; - “Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike14 ”, 1,54 %; - “Veprat penale kundër pastrimit të parave”, 35,25 %; - “Veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve15 ”, 3,85 %. - “Veprat penale kundër korrupsionit”, 35,11 %,"-shkruhet në raport.

2023 me më pak krim! Vlora dhe Tirana, të parat! RAPORTI i

Në raportin vjetor që Prokuroria e Përgjithshme ka çuar në Kuvend, vihet në dukje që krahasuar me vitin 2022, në vitin 2023 ka një ulje prej 36% të denoncimeve që vijnë nga nënpunësit publikë për vepra penale korruptive. Nëse nga ana e nënpunësve publikë ka më pak denoncime, nga personeli mjekësor nuk ka fare. E po ashtu, ka rënie edhe të rasteve që denoncojnë qytetarët.

Denoncimet: 

Kallëzime nga nëpunësit publikë: në vitin 2023 rezulton të kenë ardhur në prokurori 650 kallëzime, që përbën ulje prej 36,95 % krahasuar me vitin 2022, në vitin 2022 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1031 kallëzime, që përbën rritje prej 27,28 % krahasuar me vitin 2021, në vitin 2021 rezulton të kenë ardhur në prokurori 810 kallëzime, që përbën ulje prej 3,57 % krahasuar me vitin 2020, ndërkohë që në vitin 2020 rezulton të kenë ardhur në prokurori 840 kallëzime, që përbën ulje prej 41,59 % krahasuar me vitin 2019.

Kallëzime nga personeli mjekësor: në vitet 2020-2023, nuk rezultojnë kallëzime nga personeli mjekësor.

Kallëzime nga shtetasit: në vitin 2023 rezulton të kenë ardhur në prokurori 2328 kallëzime, që përbën ulje prej 2,51 % krahasuar me vitin 2022, në vitin 2022 rezulton të kenë ardhur në prokurori 2388 kallëzime, që përbën ulje prej 1,36 % krahasuar me vitin 2021, në vitin 2021 rezulton të kenë ardhur në prokurori 2421 kallëzime, që përbën rritje prej 36,56 % krahasuar me vitin 2020, ndërkohë që në vitin 2020 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1769 kallëzime, që përbën ulje prej 46,70 % krahasuar me vitin 2019

Një ndër veprat penale që ka pësuar uje vitin që lamë pas është "përndjekja".  Nga të dhënat statistikore vërehet se në vitin 2023 numri i procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal “Përndjekja”, është ulur me 2,44 % krahasuar me vitin 2022. Ndërsa vjedhja e mashtrimi ka rritje.

"Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Mashtrimet” është 90,99 % për vitin 2023, ndërkohë që në vitin 2022 ka qenë 86,355."

Diçka që duket se nuk shpëton dot nga veprat penale në Shqipëri, është edhe vetëgjyqësia. Edhe për vitin që lamë pas ka pasur rritje, edhe pse jo shumë të madhe. Në vitin 2023 kjo vepër penale ka shkuar në 4,06 %, ndërsa për vitin 2022 ka qenë 3,15 %. Gjithashtu në raport, listohen edhe ekstradimet që janë kryer me urdhër të Prokurorisë. Vitin që lamë pas, u bënë 171 ekstradime të personave me llogari të hapura në Shqipëri. Numrin më të lartë e mban Greqia me 36 ekstradime, e ndjekur nga Italia me 30 dhe Anglia me po aq! 

2023 me më pak krim! Vlora dhe Tirana, të parat! RAPORTI i

DOKUMENTIN E PLOTË E KENI MË POSHTË:

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB