
ITALI- Një javë pas aksidentit tragjik në Itali, ku humbi jetën DJ shqiptar nga Kosova Hysni Qestaj, bashkëshortja e tij Dafina Qestaj, ka bërë një postim prekës në rrjetin e saj social në Facebook.
“Sot një javë pa ty o dritë e shpirtit tim. U bashkofshim sa më shpejt në Xhenet”, shkruan Dafina Qestaj, krahas fotos me bashkëshortin e ndjerë.
Hysni Qestaj humbi jetën disa ditë më parë në askidentin e rëndë rrugor në Itali. 'Ferrari GT C4' i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën që ka pasur lagështi dhe më pas është përplasur në anësore. Për këtë shkak nxjerrja e trupave të pajetë nga makina ka qenë e vështirë, dhe po ashtu identifikimi i tyre. DJ shqiptar ( i martuar dhe baba i 2 fëmijëve) nuk ishte i vetëm në makinë, bashkë me të në Ferrari ishte edhe një modele me origjinë nga Ukraina Anna Kraevskaya, e cila për fat të keq nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve, e për pasojë ndërroi jetë. Nuk dihet ende lidhja që shqiptari nga Kosova kishte me modelen ukrainase.
/ZËRI