Aktualitet

Kapen 16 tonë peleta për ngrohje me përbërje kokaine/ 5 persona në pranga, mes tyre shqiptarë

Anëtarët e organizatës, me origjinë shqiptare, holandeze dhe lituaneze, e futën lëndën narkotike përmes porteve spanjolle, duke përdorur kontejnerë detarë. 

f.t
Kapen 16 tonë peleta për ngrohje me përbërje kokaine/ 5
DROGA

SPANJË-Policia spanjolle ka sekuestruar 16 ton kokainë të kamufluara në formë peletash për ngrohje. Mediat vendase raportojnë se anëtarët e organizatës, me origjinë shqiptare, holandeze dhe lituaneze, e futën lëndën narkotike përmes porteve spanjolle, duke përdorur kontejnerë detarë. 

Në pranga janë vënë pesë persona, për trafik droge në shkallë të gjerë, të cilët merrnin kontejnerë detarë të ngarkuar me këto copa cilindrike, të cilat shërbejnë si lëndë djegëse për kaldaja apo soba.

Ndërkohë gjatë operacionit janë sekuestruar 920 thasë me këtë produkt, me peshë 18 kilogramë secila, në total 16560 kilogramë. Dërgesat vinin nga Amerika, ndërsa në Spanjë ata e lanë produktin "të ftohet", ku duhej të qëndronte të paktën tre muaj brenda një magazine. Më pas, ai është transferuar në një tjetër, ku është nxjerrë droga. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB