
LUSHNJË-Blegtorët e jugut duket se nuk do të dorëzohen dhe një protestë e tyre pritet të zhvillohet mesditën e së hënës në afërsi të rrethrrotullimit Savër, në autostradën Lushnje-Fier. Protesta ka të bëjë me problemet që po hasin blegtorët dhe fermat, si dhe dëmin që po iu shkaktohet prodhuesve të qumështit.

Prej kohësh blegtorët dhe fermerët po përballen me problem të shumta, ndërsa niveli i subvencioneve ose është në nivele të ulta, ose 0 lekë. Blegtorët kërkojnë rinegocim të çmimit të shitjes së qumështit, rigjenerimin e kullotave, restaurimin e veprave ujore malore, lerava e pritave, rregullimin e tregut të shitjes së mishit si dhe dyfishimin e subvencionit për krerë të të imëtave./ZËRI