Aktualitet

TENDERI 150 mln euro/ Kush do të menaxhojë qendrat për emigrantët në Shqipëri

Janë zbardh tre emrat e kooperativave sociale italiane qe kanë kaluar raundin e parë të garës për të menaxhuar qëndrat e emigrantëve. 

f.t
TENDERI 150 mln euro/ Kush do të menaxhojë qendrat për
FOTO ILUSTRUESE

LEZHË-Teksa tashmë kanë filluar punimet në Portin e Shëngjinit për ndërtimin e qendrës për pritjen e emigrantëve, pas nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë italiane, janë zbardhur tre emrat e kooperativave sociale italiane qe kanë kaluar raundin e parë të garës për të menaxhuar qëndrat e emigrantëve.  Ato janë Medihospes, Consorzio Hera e Officine Social të përzgjedhura mes 30 enteve, shoqatave e organizatave në një procedurë negociuese të përshpejtuar, hapur nga Ministria e brendshme Italiane prej 21 mars 2024 deri më 28 mars 2024, raportojnë mediat e huaja. 

Midis tyre, Officine Social aktualisht menaxhon Qendrën e Përhershme të Riatdhesimit (CPR) në Palazzo San Gervasio në Potenza dhe pikën e nxehtë të Tarantos në Pulia. Nga ana tjetër, Consorzio Hera aktualisht menaxhon Cara dhe CPR të Brindizit dhe atë të Trapanit, ndërsa Medihospes, një gjigant me një xhiro prej 126 milionë euro në 2022, merret me asistencën për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe pritjen e migrantët.

Brenda datës 10 prill do të zhvillohet raundi final i seleksionimit për fituesin mes Medihospes, Consorzio Hera e Officine Sociali të cilat duhet të prezantojnë ofertën më bindëse e më avantazhuese në një tender me vlerë 151 milionë euro për katër vite e që nis me një bazë minimale 130 milionë euro. Megjithatë, punimet për përshtatjen e strukturave nuk kanë përfunduar ende, duke krijuar vonesa dhe polemika.

Punimet janë në fazën e parë, ku po punohet fillimisht me shtrimin e rrugës nga Kakarriqi drejt Gjadrit. Po ashtu po punohet dhe brenda kampit ku do të stresohen dhe refugjatët. Zbarkimi i tyre do të bëhet fillimisht në portin e Shëngjinit ku do të krijohet një qendër pritëse për ta dhe më pas do të dërgohen në Gjadër aty ku do të stresohen.

Më datë 6 nëntor 2023, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen, për të ndërtuar në Shqipëri dy qendra për të strehuar emigrantët. Sipas marrëveshjes, porti i zbarkimit të emigrantëve do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Strukturat e krijuara në Shqipëri, do të mund të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë emigrantë në muaj, për një parashikim prej 36 mijë personash në vit. Qëllimi është që për ta të përfundojnë me shpejtësi procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil apo riatdhesimin e tyre të mundshëm. Një total prej 653 milionë eurosh do të shpenzohen për 5 vite, përfshirë këtu akomodimin dhe sigurinë e refugjatëve. Brenda kësaj kostoje përfshihen gjithashtu përgatitja e 20 sallave gjyqësore për seancat në Shqipëri, si dhe rikthimin e refugjatëve sërish në Itali. /ZËRI

Poll

MOS HUMB