VLORË- Situata e zjarrit ne zonën e Dukatit në Vlorë vijon të përkeqësohet, ndërsa flakët janë përhapur në një sipërfaqe më të gjerë.
Zjarri, i cili ka nisur mbrëmjen e kaluar në zonën malore të Dukatit, ka vijuar të jetë aktiv edhe gjatë ditës së sotme. Përhapja e flakëve është favorizuar nga era e fortë, ndërsa terreni i thyer dhe i vështirë e ka bërë më të komplikuar ndërhyrjen. Sipas informacioneve nga terreni, flakët kanë avancuar edhe drejt një pjese të malit të Çikës, duke zgjeruar ndjeshëm zonën e përfshirë nga zjarri.
Përhapja në terren malor mbetet shqetësuese, ndërsa vijon monitorimi i situatës dhe përpjekjet për të frenuar avancimin e flakëve.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë malore në Dukat të Vlorës. Vatra e zjarrit është regjistruar prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm flakët janë përhapur me shpejtësi. Për shuarjen e flakëve në zonë po operojnë 2 avionë teksa në mbështetje të tyre jnaë 40 trupa të Forcave të Armatosura, si dhe forcat e Emergjencave Civile të Bashkisë Vlorë dhe shërbimet zjarrfikëse./ZËRI
