
TIRANË- ZËRI ka zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit mes drejtuesit të klubit “Iliria”, Nazmi Selmani dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Qëllimi i Selmanit ka qenë angazhimi i djalit të tij, Gentian Selmani në ekipin e kombëtares kuqezi.
Selmani i është rikthyer një vit më parë futbollit, pasi për gjashtë muaj rresht ka qenë i dëmtuar.

Aktualisht, ai është angazhuar si portier në ekipin e Tiranës, por babai i tij ka dashur që i biri të veshë fanellën kuqezi. Dhe duke qenë se grumbullimi nis nesër, Selmani ka kontaktuar Dukën për t’ia kërkuar këtë nder, por Presidenti i FSHF-së nuk ka pranuar.

Nazmi Selmani i ka angazhuar të katër djemtë në futboll, Gentian Selmanin, Brajan Selmanin, Santiago Selmanin dhe Adolf Selmanin, por në klubin “Iliria”, të cilin e drejton vetë.

Mosrealizimi i dëshirës nga ana e Dukës, që do të përmbushte ëndrrat e tij dhe të djalit, ka bërë që Nazmi Selmani të nisë mesazhe kërcënuese kundrejt Presidentit të FSHF-së.
“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt...,”- ka shkruar në mesazh Selmani.
Më pas, bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person i ka shkuar në banesë Dukës, në qytetin e Durrësit, sërish për ta kërcënuar.
Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga:
-Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”,
-Redian Loci
-Petrit Selmani
si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit "Iliria" që janë futbollistë në të njëjtin ekip,
-Brajan Selmani 20 vjeç dhe
-Santiago Selmani 22 vjeç.
Dy të tjerët, Adolf Selmani 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë.