Aktualitet

Zbardhet SMS-ja që Selmani i çoi Dukës: Pyeti fëmijët e tu, a i kam bërë për të qarë!

Më pas, bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person i ka shkuar në banesë Dukës, në qytetin e Durrësit, sërish për ta kërcënuar.

F.m
Zbardhet SMS-ja që Selmani i çoi Dukës: Pyeti fëmijët
Armand Dika dhe Nazmi Selmani

TIRANË- ZËRI ka zbardhur mesazhin që ka shkuar në celularin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, të cilin e ka dërguar kreu i klubit “Iliria”, Nazmi Selmani.

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt...,”- ka shkruar në mesazh Selmani.

Më pas, bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person i ka shkuar në banesë Dukës, në qytetin e Durrësit, sërish për ta kërcënuar.

Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga:

-Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”,

-Redian Loci

-Petrit Selmani

si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit "Iliria" që janë futbollistë në të njëjtin ekip,

-Brajan Selmani 20 vjeç dhe

-Santiago Selmani 22 vjeç.

Dy të tjerët, Adolf Selmani 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë. 

 

Poll

MOS HUMB