PROFIL/ Kërcënoi sot Dukën, kush është Nazmi Selmani, pronari i “Nord Park Resort” që tentoi të dhunonte dhe Edy Rejan

TIRANË- Nazmi Selmani, kreu i klubit “Iliria” që kërcënoi sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai jeton në Fushë Krujë bashkë me familjen, ku drejtën klubin lokal dhe ka në pronësi një nga resortet më të mëdha në vend, “Nord Park Resort”.

ZËRI ka mësuar se ky nuk ishte konflikti i parë i Selmanit me emra të rëndësishëm në drejtimin e kuqezinjve.
Pak vite më parë, Selmani në gjendje të dehur ka udhëtuar drejt Tiranës për të dhunuar Edy Rejan, në momentin që ky i fundit ishte trajner i kuqezinjve.

ZËRI ka zbardhur edhe dinamikën e plotë të konfliktit mes drejtuesit të klubit “Iliria”, Nazmi Selmani dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Qëllimi i Selmanit ka qenë angazhimi i djalit të tij, Gentian Selmani në ekipin e kombëtares kuqezi.
Selmani i është rikthyer një vit më parë futbollit, pasi për gjashtë muaj rresht ka qenë i dëmtuar. Aktualisht, ai është angazhuar si portier në ekipin e Tiranës, por babai i tij ka dashur që i biri të veshë fanellën kuqezi. Dhe duke qenë se grumbullimi nis nesër, Selmani ka kontaktuar Dukën për t’ia kërkuar këtë nder, por Presidenti i FSHF-së nuk ka pranuar.
Mosrealizimi i dëshirës nga ana e Dukës, që do të përmbushte ëndrrat e tij dhe të djalit, ka bërë që Nazmi Selmani të nisë mesazhe kërcënuese kundrejt Presidentit të FSHF-së.
“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt...,”- ka shkruar në mesazh Selmani.
Më pas, bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person i ka shkuar në banesë Dukës, në qytetin e Durrësit, sërish për ta kërcënuar.
Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga:
-Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”,
-Redian Loci
-Petrit Selmani
si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit "Iliria" që janë futbollistë në të njëjtin ekip,
-Brajan Selmani 20 vjeç dhe
-Santiago Selmani 22 vjeç.
Dy të tjerët, Adolf Selmani 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë.
DINAMIKA E PLOTË/ Si nisi konflikti? Selmani donte të fuste djalin në Kombëtaren kuqezi, Duka nuk pranoi

TIRANË- ZËRI ka zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit mes drejtuesit të klubit “Iliria”, Nazmi Selmani dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Qëllimi i Selmanit ka qenë angazhimi i djalit të tij, Gentian Selmani në ekipin e kombëtares kuqezi.
Selmani i është rikthyer një vit më parë futbollit, pasi për gjashtë muaj rresht ka qenë i dëmtuar.

Aktualisht, ai është angazhuar si portier në ekipin e Tiranës, por babai i tij ka dashur që i biri të veshë fanellën kuqezi. Dhe duke qenë se grumbullimi nis nesër, Selmani ka kontaktuar Dukën për t’ia kërkuar këtë nder, por Presidenti i FSHF-së nuk ka pranuar.

Nazmi Selmani i ka angazhuar të katër djemtë në futboll, Gentian Selmanin, Brajan Selmanin, Santiago Selmanin dhe Adolf Selmanin, por në klubin “Iliria”, të cilin e drejton vetë.

Mosrealizimi i dëshirës nga ana e Dukës, që do të përmbushte ëndrrat e tij dhe të djalit, ka bërë që Nazmi Selmani të nisë mesazhe kërcënuese kundrejt Presidentit të FSHF-së.
“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt...,”- ka shkruar në mesazh Selmani.
Më pas, bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person i ka shkuar në banesë Dukës, në qytetin e Durrësit, sërish për ta kërcënuar.
Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga:
-Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”,
-Redian Loci
-Petrit Selmani
si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit "Iliria" që janë futbollistë në të njëjtin ekip,
-Brajan Selmani 20 vjeç dhe
-Santiago Selmani 22 vjeç.
Dy të tjerët, Adolf Selmani 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë.
Zbardhet SMS-ja që Selmani i çoi Dukës: Pyeti fëmijët e tu, a i kam bërë për të qarë!

TIRANË- ZËRI ka zbardhur mesazhin që ka shkuar në celularin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, të cilin e ka dërguar kreu i klubit “Iliria”, Nazmi Selmani.
“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt...,”- ka shkruar në mesazh Selmani.
Më pas, bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person i ka shkuar në banesë Dukës, në qytetin e Durrësit, sërish për ta kërcënuar.
Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga:
-Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”,
-Redian Loci
-Petrit Selmani
si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit "Iliria" që janë futbollistë në të njëjtin ekip,
-Brajan Selmani 20 vjeç dhe
-Santiago Selmani 22 vjeç.
Dy të tjerët, Adolf Selmani 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë.
U arrestua se kërcënoi Dukën, Selmani: E kam mik, ndodhi në gjaknxehtësi e sipër

DURRËS- Kreu i klubit “Iliria” të Fushë Krujës, Nazmi Selmani, i cili u vu në pranga bashkë me djemtë e tij pasi akuzohen se kanë kërcënuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Selmani është shprehur se me Dukën janë miq dhe se kërcënimi ka ndodhur në rrethana gjaknxehtësie.
“Armand Dukën e kam mik. E kam kërcënuar në gjaknxehtësi e sipër,”- mësohet të jetë shprehur ai.
Çfarë ndodhi?
Konflikti mes Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe Presidentit të klubit “Iliria”, Nazmi Selmani ka ardhur për çështje futbolli. Ka qenë Selmani ai që ka kërkuar favore nga Duka për klubin që drejtonte, por është refuzuar nga Presidenti i FSHF-së. Kjo gjë ka sjellë agravimin e marrëdhënies mes dy palëve. Fillimisht Selmani e ka kërcënuar Dukën përmes një mesazhi, më pas bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person i kanë shkuar në banesë.
Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga:
-Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”,
-Redian Loci
-Petrit Selmani
si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit "Iliria" që janë futbollistë në të njëjtin ekip,
-Brajan Selmani 20 vjeç dhe
-Santiago Selmani 22 vjeç.
Dy të tjerët, Adolf Selmani 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë.
Pse u kërcënua Duka? Selmani i kërkoi favore për klubin “Iliria”, Presidenti i FSHF-së e refuzoi

DURRËS- Konflikti mes Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe Presidentit të klubit “Iliria”, Nazmi Selmani ka ardhur për çështje futbolli. Ka qenë Selmani ai që kakërkuar favore nga Duka për klubin që drejtonte, por është refuzuar nga Presidenti i FSHF-së. Kjo gjë ka sjellë agravimin e marrëdhënies mes dy palëve.
Fillimisht Selmani e ka kërcënuar Dukën përmes një mesazhi, më pas bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person i kanë shkuar në banesë.
Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga:
-Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”,
-Redian Loci
-Petrit Selmani
si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit "Iliria" që janë futbollistë në të njëjtin ekip,
-Brajan Selmani 20 vjeç dhe
-Santiago Selmani 22 vjeç.
Dy të tjerët, A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë.
EMRAT-FOTOT/ Identifikohen kërcënuesit e Dukës, në pranga presidenti i klubit të futbollit Iliria të Fushë-Krujës dhe djemtë e tij futbollistë

DURRËS- Presidenti i klubit të futbollit “Iliria” të Fushë-Krujës, Nazmi Selmani ështëvënë në pranga pasi akuzohet se kërcënuar me mesazh Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Pas mesazhit, bashkë me katër persona të tjerë që janë vënë në pranga gjithashtu, ata kanë shkuar dhe në banesën e tij në Durrës, sërish për ta kërcënuar.
Pas denoncimit në polici, autoritetet kanë vënë në pranga Presidentin e klubit “Iliria” dhe Redian Locin e Petrit Selmanin sidhe dy djemtë e Presidentit të klubit "Iliria" që janë futbollistë në të njëjtin ekip, Brajan Selmani 20 vjeçdhe Santiago Selmani 22 vjeç.
Dy të tjerët, A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë. Ende nuk janë zbardhur detaje nga mosmarrëveshja mes tyre që ka sjellë kërcënimin e Dukës. Ajo që është raportuar është se Selmani ka kërkuar favore nga Duka, po nuk ka gjetur dakortësi me këtë të fundit.






Kërcënohet Armand Duka, pesë persona i shkojnë në shtëpi dhe e kanosin

DURRËS- Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit është kërcënuar me jetë. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se ka vënë në pranga pesë persona që e kanë kanosur me jetë Dukën, ndërkohë që ka proceduar penalisht dhe dy të tjerë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur një ditë më parë.
Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, autorët fillimisht i kanë dërguar një mesazh kërcënues Dukës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij. Policia bën me dije se kërcënimi ka ardhur për shkak të detyrës, por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht mes Dukës dhe autorëve, apo se cilët janë personat që e kanë kërcënuar.
Njoftimi i policisë Durrës:
Kërcënuan me sms për shkak të detyrës 62-vjeçarin, Policia kap dhe vë në pranga 5 shtetas si dhe procedon penalisht dy të tjerë. Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S, 20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë. Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjitheshëm Durrës për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim.