LIVE UPDATES

18 plumba në drejtim të tij! Vritet me armë zjarri brenda lokalit në Shkodër Elis Rroshkodoli, i dënuar për grabitje e plagosje

➤Një vrasje me armë ka tronditur mesditën e kësaj të premteje Shkodrën, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Elis Rroshkodoli. ➤Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në zonën e Zdrales, ndërsa viktima rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. ➤ Ai është arrestuar për grabitje në vitin 2014 në Belgjikë, si dhe ka qënë i skeduar për një plagosje të ndodhur vitin e kaluar në Rumani.

10 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Atentati në Shkodër/ Elis Rroshkodoli u qëllua me armë automatike me silenciator

18 plumba në drejtim të tij! Vritet me armë zjarri brenda lokalit
Elis Rroshkodoli

SHKODËR- Elis Rroshkodol i njohur dhe si Elis Shkoza, u ekzekutua sot në Shkodër me 18 plumba teksa po pinte kafe në një lokal në zonën e Zdrales. Teksa hetimet për ngjarejen e rëndë kanë filluar pas atentatit, mësohet se autori ka qëlluar me armë automatike me silenciator, i cili e ka lënë të vdekur në vend 36-vjeçarin.

Viktima nuk kishte precedent penal në Shkodër dhe Shqipëri, por emri i tij ishte i lidhur me disa ngjarje jashtë, në Rumani dhe në Belgjikë. 10 vite më parë në 2014, ai u arrestua në Shkodër nga bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj belge. Mbi të rëndonin akuzat si pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ishte e specializuar në vjedhje dhe grabitje me dhunë. Në atë kohë Elis Rroshkodolit dhe grupit të tij iu sekuestruan një arsenal armësh dhe sende me vlerë. Ndërkohë një vit më parë, 36-vjeçari u shpall në kërkim nga autoritetet në Rumani, për plagosjen e biznesmenit milioner Jean Sassu.

Po ashtu raportohet se babai i tij është vrarë në 1997. Nuk dihet ende nëse së fundi viktima ka pasur apo jo konflikte të hapura në qytetin e Shkodrës, që çuan në eleminimin e tij mesditën e sotme. Të gjithë pistat e mundshëm po hetohen nga policia./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

U ekzekutua me 18 plumba/ Si Elis Rroshkodol u bë Elis Shkoza, pas grabitjes në Beligjikë

18 plumba në drejtim të tij! Vritet me armë zjarri brenda lokalit
Elis Rroshkodolli

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me viktimën e atentatit të ndodhur në Shkodër, ku u qëllua për vdekje me 18 plumba Elis Rroshkodol. Viktima nuk është një person i panjohur për uniformal blu. E kaluara e tij e errët me arrestimin në 2014 në Beligjikë, solli edhe ndryshime në emrin e tij. Asakohe mbi të rëndonin akuzat si pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ishte e specializuar në vjedhje dhe grabitje me dhunë. 

Por pas mbylljes së çështjes për grabitje në Belgjikë, 36-vjeçari 9 vite më vonë u bë gati për tu nisur drejt Rumanisë, ku kreu edhe plagosjen e milironerit rumun, Jean Sassu. Kjo ka bërë që të ndërrojë identitetin në Elis Shkoza, ndoshta edhe për të ngatërruar autoritetet ligjzbatuese, pasi ishte në kërkim. Edhe media rumune CANCAN.RO, për plagosjen e ndodhur në prill të vitit 2023, iu referua autorit shqiptar me dy emra, Elis Rroshkodol, i njohur ndryshe edhe si Elis Shkoza.

Elis Rroshkodol (Shkoza) u ekzekutua mesditën e sotme në Shkodër. Nuk dihet ende nëse së fundi viktima ka pasur apo jo konflikte të hapura në qytetin e Shkodrës, që çuan në eleminimin e tij mesditën e sotme./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

U ekzekutua sot/ 36-vjeçari një vit më parë plagosi milionerin rumun, përndoqi shënjestrën e tij 2 ditë rresht

18 plumba në drejtim të tij! Vritet me armë zjarri brenda lokalit
Jean Sassu dhe Elis Rroshkodol

SHKODËR-Elis Rroshkodol i njohur dhe si Elis Shkoza, u ekzekutua sot në Shkodër me 18 plumba teksa po pinte kafe në një lokal në zonën e Zdrales. Viktima rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, ku është arrestuar për grabitje në vitin 2014 në Belgjikë, por ka qënë i skeduar për një plagosje të ndodhur vitin e kaluar në Rumani. Si ndodhi, plagosja në Rimani dhe a ishte Rroshkodol personi i porositur për të vrarë biznesmenin milioner Jean Sassu?

Më 20 prill 2023 Elis Rroshkodol kishte udhëtuar në Rumani me urgjencë, qëndroi për dy ditë në një hotel në Bukuresht, në zonën e Dorobanti dhe përndoqi shënjestrën e tij, biznesmenin milioner Jean Sassu, pronar i rrjetit të lokaleve po luksoze dhe tavernave të njohura si “Nuba”. Fakti që 36-vjeçai kishte udhëtuar në Rumani dhe ndjekur shënjestrën, u dyshua për skenarin e një krimi të porositur me qëllim dhënien e një mesazhi paralajmërues mes grupeve, një hakmarrje apo një gjest i mundshëm frikësimi nga një rival biznesi.

Pronari i klubit Nuba, Jean Sasu, u godit me thikë nga Rroshkodol, i cili ishte duke e pritur në restorantin luksoz në Dorobanti. Mediat rumune asakohe raportonin se autori ka pirë dy gota uiski në tarracën luksoze dhe kur Jean Sasu doli nga restoranti i shoqëruar nga një person tjetër, ai iu vërsul dhe e goditi me thikë pas shpine. 

Gjyqtarët rumunë lëshuan një urdhër arresti në mungesë për Elis Rroshkodol, menjëherë pas identifikimit nga pamjet e kamerave. Autoritetet rumune thanë se autori e kishte paramenduar atentatin. Rroshkodol nuk u arrestua kurrë për vrasjen e mbetur në tentativë, pasi arriti të kalonte kufirin dhe u arratis në Stamboll.

Elis Rroshkodol u ekzekutua mesditën e sotme në Shkodër. Nuk dihet ende nëse së fundi viktima ka pasur apo jo konflikte të hapura në qytetin e Shkodrës, që çuan në eleminimin e tij mesditën e sotme./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Elis Rroshkodoli u qëllua 18 herë në lokal, policia e Shkodrës në ndjekje të një makine, dyshohet se brenda ndodhet autori

18 plumba në drejtim të tij! Vritet me armë zjarri brenda lokalit
elis rroshkodoli

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zdrales në Shkodër, ku mbeti viktimë 36-vjeçari Elis Rroshkodoli. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se viktima ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër në lokal, në momentin kur është qëlluar 18 herë me armë zjarri.

Autori i ngjarjes, i cili është ende i paidentifikuar nga policia, është larguar me shpejtësi nga lokali, ndërsa dyshohet se është ndihmuar dhe nga persona të tjerë për t’u arratisur. Mësohet se policia është vënë në ndjekje të një makine, që dyshon se mund të ketë lidhje me autorin e vrasjes. Sa i takon viktimës, ai është me precedent të mëparshëm penalë, për akuza të ndryshme, nga vjedhja te plagosja, dhe pjesëmarrja në organizatë kriminale.

Po ashtu babai i tij, Kujtim Rroshkodoli ka mbetur i vrarë me armë në vitin 1997. Vitet e fundit viktima ka qëndruar kryesisht jashtë vendit, ndërkohë që në vitin 2014, ai dyshohet se ka qenë autori i plagosjes së dy vëllezërve në qytetin e Shkodrës. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

DINAMIKA- A i ruhej një atentati të mundshëm, Rroshkodoli mbante në çantë armë me fishekët gati për qitje

18 plumba në drejtim të tij! Vritet me armë zjarri brenda lokalit
elis rroshkodoli

SHKODËR- Një vrasje me armë zjarri tronditi mesditën e kësaj të premteje Shkodrën, ku një person ende i paidentifikuar, qëlloi në drejtim të 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në zonën e Zdrales, ku Rroshkodoli ishte duke konsumuar kafen, ndërsa nuk dihet ende nëse ka qenë vetëm apo i shoqëruar në makinë. Pas kryerjes së krimit, autori ka arritur që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Pranë trupit të të ndjerit, në çantën e tij të dorës, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, gati për qitje, çka sipas hetuesve të çon në skenarin se viktima i druhej një atentati.

"Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit", thuhej mes të tjerave në njoftimin e policisë. 

Rroshkodoli ka qenë i arrestuar më parë për grabitje, të ndodhura në Belgjikë, ndërsa vitin e kaluar ishte autor i një plagosje me thikë në Rumani.

Nuk dihet ende nëse së fundi viktima ka pasur apo jo konflikte të hapura në qytetin e Shkodrës, që çuan në eleminimin e tij mesditën e sotme./ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

Vrasja në Shkodër, viktimës iu gjet pistoletë në çantë, gati për qitje

18 plumba në drejtim të tij! Vritet me armë zjarri brenda lokalit
Elis Rroshkodoli

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zdrales, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Elis Rroshkodoli. Policia njofton se viktimës i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se një person ka hyrë sot në ambientet e një lokali në Zdrale dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Rroshkodolit, ndërsa nuk dihet ende nëse kamerat e sigurisë e kanë fiksuar momentin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Viktima e vrasjes në Zdrale u identifikua si Elis Rroshkodoli. 36-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2023, ai u shpall në kërkim nga autoritetet rumune pasi plagosi një person. Sherri nisi në një qebaptore mes shqiptarit dhe pronarit të një klubi nate. Në atë kohë Rroshkodoli, i cili ishte 35 vjeç, u ngrit nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.

Po ashtu 10 vite më parë në 2014, ai u arrestua në Shkodër nga bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj belge. Mbi të rëndonin akuzat si pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ishte e specializuar në vjedhje dhe grabitje me dhunë. Në atë kohë Elis Rroshkodolit dhe grupit të tij iu sekuestruan një arsenal armësh dhe sende me vlerë.

Më konkretish, policia shqiptare, sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 150 mijë euro cash, 4 armë automatike, 2 pistoleta 1 pushkë, bizhuteri floriri, 3 makina luksoze dhe 2 motorë.

Autoritete belge kishin nisur hetimet ndaj grupit të tij qe prej vitit 2012. /ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

U vra me armë zjarri brenda lokalit, e shkuara e errët e Elis Rroshkodolit

18 plumba në drejtim të tij! Vritet me armë zjarri brenda lokalit
Elis Rroshkodoli

SHKODËR- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, në zonën e Zdrales. Viktima u identifikua si 36-vjeçari Elis Rroshkodoli.

36-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2023, ai u shpall në kërkim nga autoritetet rumune pasi plagosi një person. Sherri nisi në një qebaptore mes shqiptarit dhe pronarit të një klubi nate. Në atë kohë Rroshkodoli, i cili ishte 35 vjeç, u ngrit nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.

Po ashtu 10 vite më parë në 2014, ai u arrestua në Shkodër nga bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj belge. Mbi të rëndonin akuzat si pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ishte e specializuar në vjedhje dhe grabitje me dhunë. Në atë kohë Elis Rroshkodolit dhe grupit të tij iu sekuestruan një arsenal armësh dhe sende me vlerë.

Më konkretish, policia shqiptare, sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 150 mijë euro cash, 4 armë automatike, 2 pistoleta 1 pushkë, bizhuteri floriri, 3 makina luksoze dhe 2 motorë.

Autoritete belge kishin nisur hetimet ndaj grupit të tij qe prej vitit 2012. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

EMRI- Kush është personi që u ekzekutua sot në Shkodër, me precedent të mëparshëm penalë

18 plumba në drejtim të tij! Vritet me armë zjarri brenda lokalit

SHKODËR- Është identifikuar personi që u vra mesditën e sotme në zonën e Zdrales në Shkodër. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se viktima është 36-vjeçari Elis Rroshkodoli, me precedent të mëparshëm penalë. Rrroshkodoli u ekzekutua me armë nga një distancë e afërt, teksa ndodhej në një lokal në rrugën ‘Isuf Sokoli’. 36-vjeçari nga Shkodra rezulton që ka pasur llogari të hapura më parë me drejtësinë, për një plagosje të ndodhur në Rumani, si dhe ka qenë pjesë e një grupi grabitësish në Belgjikë, së bashku me persona të tjerë nga Shkodra.

36-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2023, ai u shpall në kërkim nga autoritetet rumune pasi plagosi një person. Sherri nisi në një qebaptore mes shqiptarit dhe pronarit të një klubi nate. Në atë kohë Rroshkodoli, i cili ishte 35 vjeç, u ngrit nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.

Po ashtu 10 vite më parë në 2014, ai u arrestua në Shkodër nga bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj belge. Mbi të rëndonin akuzat si pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ishte e specializuar në vjedhje dhe grabitje me dhunë. Në atë kohë Elis Rroshkodolit dhe grupit të tij iu sekuestruan një arsenal armësh dhe sende me vlerë. /ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

Tronditet Shkodra, vritet me armë zjarri brenda lokalit 36-vjeçari

18 plumba në drejtim të tij! Vritet me armë zjarri brenda lokalit
Foto ilustruese

SHKODËR- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, në zonën e Zdrales. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Isuf Sokoli’, ndërsa viktimë ka mbetur 36-vjeçari Elis Rroshkodoli. 

Mësohet se vrasja ka ndodhur brenda një lokali, ku viktima është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt teksa ka qenë duke pirë kafe. 

Kjo është ngjarja e disatë kriminale që ka tronditur qytetin verior, në më pak se dy javë, pas vrasjes së dyfishtë në Velipojë, dhe atentatit pa viktima në zonën e Vaut të Dejës, ku pati përplasje me armës mes dy grupeve kriminale./ZËRI 

Poll

MOS HUMB