Gëzhoja armësh të ndryshme! Dyshohet se pati shkëmbim zjarri mes palëve në Vaun e Dejës

VAU I DEJËS- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmjes së zotme në Bushat. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, raportohet se janë gjetur rreth 30 gëzhoja armësh të ndryshme. Paraprakisht dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes personit në mjetin e blinduar tip ‘Audi’ me targa gjermane dhe një mjeti tjetër. Në momentin që është qëlluar automjeti ka qenë i ndaluar dhe pas shkëmbimit të zjarrit, drejtuesi është larguar nga vendngjarja. Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve./ZËRI
Kë donin të vrisnin? Breshëri plumbash mbi "Audin" e blinduar (VIDEO)
VAU I DEJËS-Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Bushatit, ku disa persona që lëviznin me automjete të blinduara dhe të armatosur kanë qëlluar në drejtim të një mjeti të parkuar. Raportohet se mbi automjetin tip "Audi" i blinduar ngjyre e zezë, është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa dy automjete Mercedes S të blinduar janë larguar me shpejtësi. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja nga armë të ndryshme, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, pasi në mjet nuk ka pasur asnjë person.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Efektivët janë duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan, ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje./ZËRI
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, qëllohet drejt një "Audi" të blinduar

VAU I DEJËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Bushat. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip 'Audi' i blinduar. Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit. Sipas burimeve të policisë Shkodër në vendin e ngjarjes ka mbetur një makinë tip “Audi” i blinduar ngjyre e zezë, ndërsa dy automjete Mercedes S të blinduar janë larguar.
Nuk dihet se kush nga personat është përfshirë në këtë përplasje me armë. Efektivët janë duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje./ZËRI