LIVE UPDATES

Plagosja për 'tradhëti"! Vetëdorëzohet pas 2-ditësh në arrati Erjon Goxhara: Isha i tonditur

➤ Dy ditë nga plagosja e Lorenc Kostës, është vetëdorëzuar në Polici Erjon Goxhara. ➤ Ish-komandanti i "Shqiponjave" ka dorëzuar në Polici edhe armën e shërbimit me të cilën kreu plagosjen. ➤Ai ka shfaqur shenja pendese dhe ka deklaruar se kur ka kryer krimin ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike. ➤ Ndërkohë gjatë ditës së sotme është zbardhur dinamika e ngjarjes, ku Goxhara përpara plagosjes mësohet se takoi gruan dhe kjo e fundit i pranoi tradhëtinë. ➤Lorenc Kosta ndodhet në spital dhe ka kryer dy ndërhyrje kirurgjikale.

5 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Plagosi për 'tradhëti", Erjon Goxhara: Isha i rënduar psikologjikisht!

Plagosja për 'tradhëti"! Vetëdorëzohet pas
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta

TIRANË-Pas vetëdorëzimit efektivi Erion Goxhara ndodhet në kushte të rënduara psikologjike. Ai ka shfaqur shenja pendese dhe ka deklaruar se kur ka kryer krimin ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Isha i tronditur”, mësohet të ketë thënë Goxhara në rajon pasi u vetëdorëzua.

Efektivi i policisë e qëlloi në mes të rrugës 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Goxhara qëlloi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi ky i fundit dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit të Policisë. Drejtori i ERE-s ndodhet në spital dhe ka kryer dy ndërhyrje kirurgjikale./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Plagosi me armën e shërbimit Lorenc Kostën, vetëdorëzohet Erjon Goxhara

Plagosja për 'tradhëti"! Vetëdorëzohet pas
Erjon Goxhara

TIRANË-Vetëdorëzohet pas dy ditësh në arrati Erjon Goxhara. Punonjësi i policisë Goxhara qëlloi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi ky i fundit dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit të Policisë. Goxhara ka dorëzuar në Polici edhe armën e shërbimit me të cilën qëlloi drejtorin e ERE-s.  Pas vetëdorëzimit në Polici, pritet dëshmia e Goxharës për detaje të reja dhe shkakun që çoi në plagosje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën "Tish Daija", sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Përpara se t’i zinte pritë 45-vjeçarit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, efektivi i policisë ka pasur një takim me bashkëshorten e tij, në prani dhe të nipit. Takimi evidentohet nga prokuroria se ka ndodhur mëngjesin e datës 19 Gusht, disa orë përpara plagosjes. Goxhara dhe bashkëshortja e tij, me të cilën kishin nisur prej disa javësh konfliktet, janë takuar në ambientet e një qendre tregtare, ku as aty nuk kanë munguar debatet.

Mësohet se gruaja e ka pranuar faktin se e ka tradhtuar babanë e dy fëmijëve të saj me eprorin në punë, por ka pretenduar se ka ndodhur vetëm në një rast. Në dosjen e prokurorisë thuhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushte, ndërsa nuk ka kërkuar falje, dhe as ka tentuar që të rregullojë marrëdhënien familjare, e cila ishte krisur.

I ndodhur në kushte të vështira psikologjike, menjëherë pas takimit në qendrën tregtare, Goxhara ka planifikuar përballjen me Kostën, të cilit nuk i la asnjë mundësi reagimi, duke e gjuajtur menjëherë me pistoletë. I plagosuri, drejtor i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike, ka humbur sasi të madhe gjaku dhe ka marrë plagë në këmbë. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Pastori, apel Goxharës ende në arrati: Dy fjalë për oficerin e policisë dhe drejtorët me dash*ore!

Plagosja për 'tradhëti"! Vetëdorëzohet pas
Erjon Goxhara dhe Akil Pano

TIRANË-Teksa Policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për vendndodhjenj e Erjon Goxharës, i cili plagosi me armë zjarri drejtorin e ERE-s, Lorenc Kostën, thirrjet për vetëdorëzim nuk kanë munguar. Pas drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocajt i cili i bëri thirrje Goxharës të dorëzohet, edhe pastori Akil Pano në një reagim të tij i këron efektivit të policisë Erion Goxharra që të dorëzohet te autoritet. "Dy fjalë për oficerin e policisë dhe drejtorët me dash*ore!",- me këto fjalë e nis ai postimin e tij pë ngjarjen e ndodhur në Tiranë. 

Pastori teksa analizon ngjarjen i uron shërim të shpejtë Lorenc Kostës, por nga ana tjetër shprehet se plagosja e familjes së tij është më e thellë sa e plumbave, pasi është plagosje tradhëtie. Pano i bën thirrje efektivit të policisë Erjon Goxharës, të vetëdorëzohet dhe rendit disa arsy pse duhej të vepronte me armë dhe me inat, si dhe nxjerr në pah pasojat që rëndodjnë mbi Goxharën. Pastori i drejtohet, Goxharës duke i thënë se në fund asgjë nuk ja ka vlejtur, pasi edhe kur zbuloji tradhëtinë, në kushtet e debatit të vazhdueshëm dhe të pavullnetit nga ana e gruas për të ruajtur martesën, gruan duhej ta linte të shkonte dhe të ndiqte rrugën e saj.

POSTIMI:

A do të marrë fund ndonjëherë kjo historia e drejtorëve me dash *ore varteset e tyre në institucionet publike?
Kjo pyetje më vjen në mendje kur mendoj tragjedinë e shkatërrimit të një famillje si rrjedhojë e tradhëtisë. Kur mendoj rrënimin e dinjitetit të institucioneve publike si rrjedhojë e shitblerjes së vendeve të punës, paaftësisë profesionale të punjonjësve dhe im*ralitetin ulur këmbëkryq në zyrat e shtetit. Ishte një kohë kur mes kolegëve funksionarë të sapoemëruar në zyra të institucioneve qarkullonte rëndomtë shprehja gati proverbiale ‘si i ke vartëset!?’

Miq, ju kërkoj ndjesë për mënyrën si po e nis këtë shënim! Kurrësesi nuk dua të bëj pis duke hedhur hije dyshimi për karakterin ndaj asnjë vajze apo zonje që punon në administratën publike. Nderim dhe respekt për çdo grua me integritet që që s’është përthyer ndaj joshjeve apo kërkesave të eprorëve për të dhënë trupin në këmbim të sigurisë së vendit të punës, e natyrisht respekt për çdo funksionar të shtetit që trajton punonjësit dhe zyrën e shtetit me dinjitet. Por kjo histori drejtorash, shefash sektori, sekretarësh të përgjithshëm etj që përdorin vendin e punës si vendin e plotësimit të pasioneve s*ksuale duhet të marrë fund. Këta rrënues të dinjitetit njerëzor, nuk meritojnë funksionin e dhënë, pasi me sjelljen e tyre nuk mund të lartësojnë as dinjitetin e institucionit ku shërbejnë. Nga media mësova lajmim e plagosjes së drejtorit të ERE nga një punonjës i skuadrës speciale Shqiponja. Arsyeja; marrënënia intime jashtëmartesore e bashkëshortes së oficerit të policisë me drejtorin me të cilin punonte në të njëjtën zyrë.

I uroj shërim të shpejtë drejtorit të ERE-s. Plagosja e familjes së tij është më e thellë sa e plumbave. Është plagosje tradhëtie. Dhimbja që familja përjeton është më e madhe se mund ta imagjinojë çdo njeri i rrëmbyer nga pasioni i momentit që ia errëson sytë të shohë se dinjiteti dhe nderi i familjes nuk mund të shkelen. Natyrisht, duhet ‘i fije burrni’ integritet moral, forcë karakteri për të ruajtur, e mbajtur familjen. Çdo njeri, pasi ‘këmba i ka rrëshkitur’ dhe në rrëzimin e tij ka nisur të ndjejë dhimbjen që zgjet (në disa raste gjithë jetën), mendon: “ia vlejti? Si vallë për pasionin e momentit i lashë të gjitha për të cilat kisha menduar që s’do t’i humbja kurrë në jetë!?”

Këto janë mësimet e hidhura të jetës të cilat dhembin dhe udhëtojnë sëbashku me njeriun që nuk mëson nga dështimet e të tjerëve. Para se të mbyll këtë shënim, dy fjalë për Erionin, efektivin e forcave Shqiponja. I dashur Erion! Po të drejtohem si një baba djalit të tij!

Si burrë mund ta imagjinoj dhimbjen që ke përjetuar nga tradhëtia e bashkëshortes. E imagjinoj luftën që është zhvilluar brenda teje për të falur dhe për t’i dhënë një mundësi tjetër martesës dhe familjes! Por disa gjëra në jetë nuk varen vetëm nga ti. Pasi zbulove tradhëtinë, në kushtet e debatit të vazhdueshëm dhe të pavullnetit nga ana e gruas për të ruajtur martesën, gruan duhej ta lije të shkonte dhe ndiqte rrugën e saj. Kur një grua tradhëton burrin, apo anasjelltas respekti për partnerin dhe martesën ka marr fund. Respekti është minimumi etik për të ngjitur atë që është thyer. Zbrazja e armës nuk të ka ngjitur më lart nga niveli i shkelësve të ligjit që ke ndjekur. Të lutem përgjigju thirrjes së drejtorit Vocaj dhe kolegëve. Është në dinjitetin tënd të marrësh përgjegjësi për veprimet e tua. Nëse mendon që mund të ndihmoj në këtë kohë të vështirë, mos hezito të më shkruash. Je në lutjet e mia!

Kosta dyshohet se i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë, i cili ka qëlluar me breshëri plumbash drejt tij. Pas ngjarjes Goxhara, u largua nga vendngjarja, ku u raportua se ishte larguar drejt zonës së Dajtit. I plagosuri, drejtor i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike, ka humbur sasi të madhe gjaku dhe ka marrë plagë në këmbë. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

DINAMIKA- Para se të plagoste Kostën, Goxhara takoi gruan, ajo i pranoi tradhtinë. Hetimet: I ra kokës me grushte

Plagosja për 'tradhëti"! Vetëdorëzohet pas
Lorenc Kosta dhe Erjon Goxhara

TIRANË- Ndërsa Erjon Goxhara mbetet në kërkim për akuzën e vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë, hetimet konfirmojnë variantin e thënë që në momentin pas ngjarjes, se plagosja e Lorenc Kostës ishte bërë për motive xhelozie. Përpara se t’i zinte pritë 45-vjeçarit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, efektivi i policisë ka pasur një takim me bashkëshorten e tij, në prani dhe të nipit.

Takimi evidentohet nga prokuroria se ka ndodhur mëngjesin e datës 19 Gusht, disa orë përpara plagosjes. Goxhara dhe bashkëshortja e tij, me të cilën kishin nisur prej disa javësh konfliktet, janë takuar në ambientet e një qendre tregtare, ku as aty nuk kanë munguar debatet. Mësohet se gruaja e ka pranuar faktin se e ka tradhtuar babanë e dy fëmijëve të saj me eprorin në punë, por ka pretenduar se ka ndodhur vetëm në një rast. Në dosjen e prokurorisë thuhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushte, ndërsa nuk ka kërkuar falje, dhe as ka tentuar që të rregullojë marrëdhënien familjare, e cila ishte krisur.

Situata e vështirë mes çiftit është pranuar dhe nga djali i tyre i mitur, i cili është marrë në pyetje në prani të psikologëve, ku ka thënë se babai dhe nëna e tij që prej gjysmës së muajit Korrik kishin konflokte të vazhdueshme mes tyre.

Polici i ka kërkuar të shoqes që të kërkonte ndjesë, por që kjo e fundit nuk ka pranuar. I ndodhur në kushte të vështira psikologjike, menjëherë pas takimit në qendrën tregtare, Goxhara ka planifikuar përballjen me Kostën, të cilit nuk i la asnjë mundësi reagimi, duke e gjuajtur menjëherë me pistoletë.

Sipas grupit hetimor, efektivi i policisë e ka mbajtur në vëzhgim 45-vjeçarin Kosta dhe deri në këtë fazë hetimi, ka dyshime se nuk ka patur qëllim ta vrasë. Pas plagosjes, Goxhara telefonoi djalin ku e preti te rrethrrotullimi i Shkozës. Policia e lokalizoi dhe arriti të ndalojë vetëm djalin e mitur por jo efektivin, i cili fillimisht dyshohet se është fshehur në zonën e Dajtit. Nga ana tjetër Lorenc Kosta vijon të jetë në spital në gjendje stabël, ndërsa iu është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

‘Më mirë vras veten se të kalbem në burg’, zbulohet dëshmia e djalit të efektivit Goxhara: Shkuam të dy me taksi drejt Dajtit

Plagosja për 'tradhëti"! Vetëdorëzohet pas
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta

TIRANË- Efektivi i policisë Erjon Goxhara, autor i plagosjes së 45-vjeçarit Lorenc Kosta, nuk ka ndërmend që të dorëzohet, pavarësisht thirrjeve që i janë bërë dhe nga drejtues të policisë. Gjatë një bisede që ka bërë me një prej drejtuesve të policisë, menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, Goxhara është shprehur “më mirë vras veten, sesa të kalbem në burg”.

Ndërkohë referuar dosjes hetimore, është zbardhur dhe dëshmia e djalit të Goxharës, i cili ka qenë së bashku me të atin, disa minuta pas krimit të rëndë, teksa Goxhara ishte duke u arratisut në drejtim të Dajtit, ku policia dyshon se është fshehur pas ngjarjes. Djali i Goxharës ka rrëfyer se babai e ka telefonuar dhe i ka treguar për krimin që kishte kryer, dhe të dy ata janë takuar dhe janë nisur më nje taksi drejt zonës së Dajtit në Tiranë.

“Rreth orës 14:35 më ka marrë në telefon babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri. Pas kësaj telefonate më ka marrë sërish dhe më ka thënë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi do të shkonim në zonën e Freskut. Unë kam dalë në vendin ku më tha ta prisja. Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozës në këmbë, ne kemi marrë një taksi dhe jemi nisur për në zonën e Freskut.

Sapo kemi mbërritur te zona e Thesarit të Shtetit, kemi zbritur të dy nga taksia dhe shoferit të taksisë i tha të priste kurse mua më tha që ta ndiqja. Menjëherë në këtë moment sapo kemi zbritur na janë afruar 2 punonjës policie të veshur civil të cilët e kanë thirrur në emër babain tim dhe ai sapo i pa u largua me vrap mes pallateve duke u thënë këtyre personave që më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”, ka rrëfyer djali i Goxharës.

Ngjarja e rëndë dyshohet se erdhi pas një konflikti për motive xhelozie që punonjësi i policisë së kufirit, Erjon Goxhara tashmë i përjashtuar nga radhët e uniformave blu, kishte me të plagosurin. Ky i fundit vijon të jetë në Spitalin e Traumës në kujdes intensiv, ndërsa policia është në kërkim të autorit. Për kapjen e tij janë angazhuar dhe forcat RENEA si dhe është vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë Eurosh për këdo që jep informacion për vendndodhjen e tij.

Bashkëshortja e Goxharës, me të cilin punonjësi i policisë është në process divorci, ka pranuar raportin intim që kishte me Kostën, me të cilin punonin së bashku në të njëjtin institucion. Pas plagosjes, Goxhara e ka filmuar për disa sekonda Kostën, dhe i ka dhënë edhe një mesazh: Kjo të ndodh kur tenton që të hysh në familjen e tjetrit! /ZËRI

Poll

MOS HUMB