LIVE UPDATES

Stuhitë prekin Shqipërinë

➤Pas temperaturave të larta, moti ka marrë një kthesë drastike duke rikthyer stuhitë dhe rreshjet e dendura të shiut në Shqipëri. ➤ Një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin e Vlorës. ➤Për shkak të erës së fortë qarkullimi është bërë më e vështirë në disa rrugë. ➤ Edhe në Tiranë i nxehti afrikan i ka lënë vendin erërave të forta. ➤ Në Qarkun e Dibrës rreshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në rrugën e Arbrit. ➤Situatë problematike është edhe rënia e gurëve në bajpasin e Murrizit.

3 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Përmbytje nga rreshjet e shiut në rrugën e Arbrit, rrezik i lartë për aksidente

Stuhitë prekin Shqipërinë
Rruga e Arbrit

DIBËR- As Qarku Dibër nuk i ka shpëtuar rreshjeve të dendura të shiut. Problemet më të mëdha si pasoje e shiut janë në urën e fshatit Fshat në Klosit, pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4 e cila u përmbyt nga uji që vinte nga tunelet e tjera.

Për shkak të bllokimit të shkarkuesve mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë kështu në rrezik drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu problematikë është edhe rënia e gurëve në bajpasin e Murrizit por edhe në zonën e Xibrit./ ZËRI

9 MUAJ ME PARE

VD- Stuhi edhe në Tiranë! Era e fortë lëkund pemët, trafik i rënduar në kryeqytet

Stuhitë prekin Shqipërinë
pamje nga ngjarja

TIRANË-Një erë e pazakontë në formë stuhie ka prekur Tiranën, pas temperaturave të larta ekstreme nga i nxehti afrikan. Në pamjet e siguruara nga ZËRI shihet teksa era e fortë lëkund pemët, ndërkohë që është krijuar trafikut i rënduar.

Ndërkohë stuhia ka prekur edhe vendet bregdetare, ku në Vlorë rreshjet e dendura te shiut kanë përmbytur rrugët dhe kanë shkatuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Moti do të vijojë të jetë me vranësira në të gjithë territorin shqiptar, ndërsa era do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

VIDEO- Stuhi në Vlorë, pushuesit braktisin plazhet

Stuhitë prekin Shqipërinë
Stuhia në Vlorë

VLORË- Era e fortë dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar një sërë problemesh në qytetin e Vlorës. Pas temperaturave të larta në të gjithë Shqipërinë, moti ka bërë një kthesë drastike. Në stuhi e fuqishme ka goditur sot (20 gusht) qytetin e Vlorës duke shkaktuar vështirësi në qarkullim. Në pamjet e siguruara nga ZËRI shihen rreshjet e dendura te shiut të cilat  kanë përmbytur rrugët dhe kanë shkatuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.


Gjithashtu për shkak të këtij moti, pushuesit e qytetit të Vlorës janë detyruar të braktisin plazhet. / ZËRI

Poll

MOS HUMB