Detaje të reja nga vrasja e 68-vjeçarit në Mirditë, dyshohet një konflikt i vjetër me bashkëfshatarët

MIRDITË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Mirditë, ku Frederik Radi, 68 vjeç, u ekzekutua nga dritarja e dhomës së tij teksa po flinte.
Sipas “Top Channel”, dyshohet se 4 vite më parë ai është kërcënuar nga disa bashkëfshatarë me armë për kullotat. Por, Radi nuk e denoncoi ngjarjen në atë kohë dhe çështja u mbyll mes bashkëfshatarëve. Ndërsa familjarët shprehen se viktima çdo verë shkonte në fshat për të mbrojtur kullotat.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, pasi kjo është hera e fundit që familjarët kanë fol me të. 68-vjeçari ka fol për herë të fundit me të motrën në telefon dhe të hënën e bija e ka telefonuar disa herë, por nuk është përgjigjur. Ngjarja është zbuluar sot në 2 mëngjesit kur vajza e tij shkoi në fshat.
Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se policia ka shoqëruar disa banorë të zonës, për t’i pyetur nëse kanë dijeni për ngjarjen e rëndë. /ZËRI
U ekzekutua nga dritarja e banesës teksa flinte, ky është 68-vjeçari që u gjet i vdekur nga vajza e tij

MIRDITË- Ditën e sotme një tjetër ngjarje e rëndë kriminale u raportua në Mirditë. Frederik Radi u gjet i vrarë nga vajza e tij. 68-vjeçari në foto raportohet se është qëlluar me armë nga dritarja e banesës së tij teksa po flinte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ku viktima po kalonte muajt e verës. Ishte familja që ngriti alarmin për zhduken e tij pasi nuk kishin komunikuar me të prej dy ditësh.
Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se policia ka shoqëruar disa banorë të zonës, për t’i pyetur nëse kanë dijeni për ngjarjen e rëndë. Nuk dihet nëse familja e viktimës ka pasur më herët konflikte që të mund të kenë çuar në këtë krim të rëndë. /ZËRI
Krimi shpërthen në çdo qytet! Ekzekutohet nga dritarja e banesës teksa flinte 68-vjeçari në Mirditë

MIRDITË- Një 68-vjeçar, i identifikuar si Frederik Radi, është ekzekutuar me armë zjarri në Mirditë, ndërsa është qëlluar teksa flinte nga dritarja e banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ku viktima kalonte muajt e verës, ndërsa ishte familja që kishte ngritur alarmin, pasi prej dy ditësh nuk kishte mundur që të komunikonte me të. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se policia ka shoqëruar disa banorë të zonës, për t’i pyetur nëse kanë dijeni për ngjarjen e rëndë. Nuk dihet nëse familja e viktimës ka pasur më herët konflikte që të mund të kenë çuar në këtë krim të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.08.2024, shtetasja L. R. ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin F. R., 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njesia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati.
Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat. /ZËRI