"E kërcënoi se do e heqë nga puna, gruaja kaloi ankth", Goxhara rrëfen përplasjen me Kostën: Ça burri je ti
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin e policisë, Erjon Goxhara, i cili të hënën e 19 Gushtit, plagosi disa herë me armë shtetasin Lorenc Kosta. Gjatë seancës së sotme Goxhara ka treguar se ditën e ngjarjes që plagosi Lorenc Kostën, ka kryer rite fetare në xhami dhe më pas ka çuar vajzën tek 'Komuna e Parisit', tek tezja.
Goxhara iu ka shpjeguar hetuesve se gruaja e tij kishte 4-5 vjet që punonte tek ERE. Efektivi pretendon se e shoqja i kishte thënë se Lorenc Kosta e kërcënonte me heqje nga puna, duke i kërkuar të vijonin lidhjen, por që gruaja ka këmbëngulur se nuk ka ndodhur më.
"I thashë “Ça burri je ti, shkatërron familje”. Ai me preku nga supi duke më thënë “unë ta jap me noteri që s’kam bërë gjë”. Lëviza makinën se rruga ishte me një sens lëvizje. Bëra rrethin dhe e pashë të marketi. Zbrita dhe e qëllova nga këmbët. Kisha vënë re sjellje të dyshimta. E kam pyetur disa herë nëse kishte ndonje gjë. I thashë se do ta mirekuptoja për çdo gjë. Më tregoi për një person në punë me të cilin kishte patur një raport intim me të. Kjo gjë solli gjendje të rënduar emocionale, si për mua edhe per atë. Gruaja nisi të kishte kriza ankthi disa herë ka përfunduar në spital”, ka shpjeguar Goxhara.
Në dëshminë e dhënë një ditë më parë para grupit hetimor, Goxhara tha se vazhdimisht ishte provokuar nga Lorenc Kosta. Sipas 46-vjeçarit Goxhara, provokimet e Lorenc Kostës ishin nga më të ndryshmet e deri te kërcënimet me heqje nga puna. Ndërkohë që bashkëshortja e efektivit, ka deklaruar se e ka tradhtuar vetëm në një rast Goxharën, dhe ai i kishte premtuar se do ta falte, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. /ZËRI
Gjykata lë në burg efektivin Goxhara, do t’i nënshtrohet ekspertizës psikologjike
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin e policisë, Erjon Goxhara, i cili të hënën e 19 Gushtit, plagosi disa herë me armë shtetasin Lorenc Kosta. Burime bëjnë me dije se Gjykata e Tiranës ka vemdosur që Goxharës ti bëhet ekspertiza e gjendjes psiqike, pasi ai pretendon se ka vepruar në kushtet e një gjendje të rënduar.
Edhe gjatë deklaratës së tij të sotme në Gjykatë, Goxhara ka shfaqur pendesë për krimin, dhe ka deklaruar se nuk kishte qëllim për ta vrarë drejtorin e ERE-s Lorenc Kosta, me të cilën gruaja e tij dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore.
Në dëshminë e dhënë një ditë më parë para grupit hetimor, Goxhara tha se vazhdimisht ishte provokuar nga Lorenc Kosta. Sipas 46-vjeçarit Goxhara, provokimet e Lorenc Kostës ishin nga më të ndryshmet e deri te kërcënimet me heqje nga puna. Ndërkohë që bashkëshortja e efektivit, ka deklaruar se e ka tradhtuar vetëm në një rast Goxharën, dhe ai i kishte premtuar se do ta falte, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. /ZËRI
U takuan në praninë e tij, nipi i Goxharës: Daja tentoi ta qëllonte gruan, ajo nuk pranoi t’i kërkonte falje

TIRANË- Ndërsa efektivi i policisë Erjon Goxhara ka dalë sot përpara Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë, zbardhen detaje nga dosja e prokurorisë, dhe dëshmitë e personave që kanë pasur dijeni mbi konfliktet e çiftit.
Në deklarimin e tij përpara grupit hetimor, shtetasi Laert Beqiri deklaron se daja i tij shtetasi Erjon Goxhara pasi ka mësuar se Griselda e ka tradhëtuar, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten.
“Më datën 19.08.2024 në prezencën e tij Erjoni dhe Griselda janë takuar ku kanë pirë kafe në një lokal në hyrje të TEG dhe kanë biseduar për të ardhmen ku Erjoni ka kërkuar që bashkëshortja e tij ti kërkonte falje por që nuk ka ndodhur nga ajo. Ai ka tentuar ta godasë por nuk është lejuar nga nipi i tij, i cili në vazhdim nipi ka shoqëruar shtetasen Griselda Goxhara për në banesë ndërkohë që gjatë kësaj kohe ajo godiste veten me grushte në fytyrë, gërvishte dhe qëllonte veten në pjesë të ndryshme të trupit”.
Pas plagosjes, Goxhara i dërgoi një video të Kostës të shtrirë në tokë kunatit të tij.
Nga deklarimi i shtetasit Marsel Seferi ndër të tjera ai sqaron se autori i dyshuar shtetasi Erjon Goxhara në orën 14:34 në aplikacionin Whatsapp i ka dërguar një video ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, ndërsa në orën 15:00 shtetasi Marsel Seferi i ka kthyer mesazh: “..ca eshte kjo se spo e kuptoj...” Nga ana jonë u kqyr telefoni i shtetasit Marsel Seferi ku videoja u ruajt në CD për ti'u bashkëlidhur procesverbalit përkatës./ZËRI
‘Ka ndodhur vetëm njëherë, vite më parë’, dëshmia e bashkëshortes së Goxharës: Tha se do ma falte, pastaj më dhunoi

TIRANË- Zbardhet për herë të parë dëshmia e bashkëshortes së efektivit Erjon Goxhara, e cila është përfolur si shkak për plagosjen e shtetasit Lorenc Kosta, ndodhur ditën e hënë në Tiranë. Në dëshminë e saj para grupit hetimor, zbardhur nga gazetari Elton Qyno, Griselda Goxhara ka treguar se me Kostën ka pasur vetëm njëherë raport intim, dhe më pas marrëdhëniet e tyre kanë qenë vetëm për çështje pune. Ajo thotë se që nga Janari i këtij viti, bashkëshorti i saj ka qenë xheloz, dhe madje e ka dhunuar. Sipas saj tradhtia me Kostën ka ndodhur disa vite më parë.
Dëshmia e bashkëshortes së Goxharës:
“Kam pasur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune. Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja. Fillimisht, pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t'i tregoja personin me të cilin e tradhtoja.
Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t'i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”.
Goxhara ndër të tjera deklaron se fillimisht ka pasur marrëdhënie të mira, korrekte me bashkëshortin, me ulje dhe ngritjet e saj, si çdo çift tjetër.
Efektivi i policisë e qëlloi në mes të rrugës 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Goxhara qëlloi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi ky i fundit dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit të Policisë. Drejtori i ERE-s ndodhet në spital dhe ka kryer dy ndërhyrje kirurgjikale. /ZËRI
VD- ‘Nuk doja ta vrisja’, del para gjykatës efektivi Goxhara, akuza që rëndon mbi të

TIRANË- Ka dalë përpara Gjykatës së Tiranës efektivi i policisë Erjon Goxhara, i cili do të njihet me masën e sigurisë, pasi u vetëdorëzua dy ditë më parë në komisariat. Edhe gjatë deklaratës së tij të sotme në Gjykatë, Goxhara ka shfaqur pendesë për krimin, dhe ka deklaruar se nuk kishte qëllim për ta vrarë drejtorin e ERE-s Lorenc Kosta, me të cilën gruaja e tij dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore.
Ndaj efektivit rëndojnë akuzat “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.
“Nuk kam dashur ta vras Lorenc Kostën dhe e kam parë rastësisht në zonën e “Komunës së Parisit” pasi kam qenë me vajzën time në një lokal në atë zonë. Pasi kam larguar vajzën jam kthyer sërish te “Komuna e Parisit” dhe e kam qëlluar Kostën me armën e shërbimit të cilën e kisha me vete. Deklaroj se nuk e kam bërë me paramendim plagosjen e Kostës. Kosta më provokonte sa herë përballesha dhe më thonte “do të heq nga puna”, deklaroi Goxhara një ditë më parë përpara grupit hetimor.
Përpara se t’i zinte pritë 45-vjeçarit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ditën e hënë, efektivi i policisë ka pasur një takim me bashkëshorten e tij, në prani dhe të nipit.
Takimi evidentohet nga prokuroria se ka ndodhur mëngjesin e datës 19 Gusht, disa orë përpara plagosjes. Goxhara dhe bashkëshortja e tij, me të cilën kishin nisur prej disa javësh konfliktet, janë takuar në ambientet e një qendre tregtare, ku as aty nuk kanë munguar debatet. Mësohet se gruaja e ka pranuar faktin se e ka tradhtuar babanë e dy fëmijëve të saj me eprorin në punë, por ka pretenduar se ka ndodhur vetëm në një rast. Në dosjen e prokurorisë thuhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushte, ndërsa nuk ka kërkuar falje, dhe as ka tentuar që të rregullojë marrëdhënien familjare, e cila ishte krisur.
Situata e vështirë mes çiftit është pranuar dhe nga djali i tyre i mitur, i cili është marrë në pyetje në prani të psikologëve, ku ka thënë se babai dhe nëna e tij që prej gjysmës së muajit Korrik kishin konflikte të vazhdueshme mes tyre. Polici i ka kërkuar të shoqes që të kërkonte ndjesë, por që kjo e fundit nuk ka pranuar.
Efektivi i policisë e qëlloi në mes të rrugës 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Goxhara qëlloi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi ky i fundit dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit të Policisë. Drejtori i ERE-s ndodhet në spital dhe ka kryer dy ndërhyrje kirurgjikale. /ZËRI