Kalemi ra! A do të zbërthejë Adriatiku kalvarin e vrasjeve? (Historia)

TIRANË- Klani Kalemi tashmë ra! Adriatik Kalemi, një emër i përfshirë në vrasje që në vitin 2001, i njohur në botën e trafikut të lëndëve narkotike dhe në fushën e biznesit, tashmë është në pranga.
Adriatik Kalemi i njohur dhe me emrin Andrea Kalemi është bërë protagonist në shumë ngjarje kriminale dhe u ka shpëtuar tre atentateve.
Emri i tij u lakua fillimisht në vitin 2001, kur u arrestua nga forcat speciale RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge. Në atë kohë, ai akuzohej se në bashkëpunim me vëllanë e tij, Fatmir Kalemi u kishin bërë atentat dhe kishin lënë të vdekur vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça. Ngjarja e rëndë ndodhinë Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.
Në vitin 2017, Adriatik Kalemi ishte titull kryesore në të gjitha mediat vendase kur ashkë me dy persona të tjerë, në gjendje të dehur dhunuan me shufër hekuri një efektiv policie, i cili përfundoi në spital.
Por, në vitin 2022 iu dha goditja e parë!
Nipi i tij, Aleksandër Sadikaj i njohur dhe si “Aleksi i Memaliajt” ose “Sancho” mbeti i vrarë në një atentat të realizuar me shpërthimin e një eksplozivi në Tiranë.
Kjo ngjarje shënoi dhe pikënisjen e atentateve të njëpasnjëshme.
Megjithatë fisi Kalemi mori hak dhe në Dhjetor të të njëjtit vit u vra biznesmeni biznesmeni Edmond Papa, në zonën e Selitës në Tiranë. Ai ishte një nga emrat kryesorë që dyshohej se qëndronte pas vrasjes së Sadikajt pas përplasjeve për pazaret e drogës.
Deri më tani në pranga për vrasjen e Papës është vendosur Albano Velo, si dhe Andreë Bode që u arrestuar sot bashkë me Kalemin.
Më datë 5 gusht të vitit 2023, Kalemi u qëllua të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i maskuar.
Dyshimet binin mbi familjen e Papës.
Pasi u kurua, u dërgua në burgun grek Koridhalo pasi përballja me autoritetet e vendit fqinj zbuloi se kishte dosje të pambyllura me drejtësinë helene.
Por, në momentin që po bëhej gati të linte qelinë, u sulmua sërish më 15 dhjetor.
Në momentin që po mblidhte gjërat e tij në qeli për të fituar lirinë e për tu kthyer në Shqipëri, Kalemit iu bë prita e tretë. Një 28-vjeçar egjiptian, i cili siç raportohet deri më tani dyshohet se është paguar për ta vrarë, nuk e la të kalonte derën e hekurit. Ai nxorri një thikë dhe e qëlloi në shpatull dhe pasi 51-vjeçari ra në tokë, u largua.
Pas këtij sulmi Kalemi u lirua dhe u shtrua në një spital në Shqipëri.
Por, as këtu nuk pati qetësi.
Më 20 korrik 2024, Adriatik Kalemi humbi babanë e tij Shyqyri Kalemi, në një atentat mafioz që ndodhi në Memaliaj, ku mbeti i plagosur dhe xhaxhai i tij, Artur Kalemi.
Nga breshëria e kallshnikovit ndërruan jetë dhe dy persona të tjerë, kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, të dy pa asnjë lidhje me hasmërinë që ndiqte familjen Kalemi.
I gjithë ky zinxhir vrasjesh ka marrë me vete dhe një sërë emrash të tjerë, si rrëmbimin e Leonard Thodhorit të njohur si “Koçole” dhe mikut të tij Fatmir Sulovari, që janë zhdukur pa gjurmë që prej 6 prillit të vitit 2022.
Një nga emrat që është vendosur me ‘rreth të kuq’ nga hetuesit, që dyshohet se qëndron pas ekzekutimit të Sadikajt, përndjekjes së Kalemit dhe zhdukjes së dy miqve në Sarandë është Ledjan Alushaj apo siç njihet ndryshe, Eldion Alushaj.
Ishte motra e Aleksandër Sadikajt, Vanesa, e cila bëri një postim të gjatë në rrjetet sociale ku përmendi me emra personat, që sipas saj janë autorët e vrasjes së të vëllait. Sipas saj, njëri është biznesmeni nga Saranda që u ekzekutua në Tiranë, Edmond Papa dhe Ledian Alushaj, që ishte gjithashtu dhe shoku i ngushtë i Aleksandër Sadikajt.
Në rrëfimin për “Inside Story”, nëna e Sadikaj tregoi se si ekzekutorët e të birit kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, një kamuflim perfekt i krimit të organizuar që e kemi parë edhe në dosjen e famshme “Metamorfoza”, ku Behar Bajri shkoi për ngushëllime në shtëpinë e Gjin Ndojit (Boriçi), pasi thuri planet për vrasjen e tij.
Policia beson se Alushaj ka gisht gjithashtu edhe në rrëmbimin e Leonard Thodhorit të njohur si “Koçole” dhe mikut të tij Fatmir Sulovari.
Arsyeja dyshohet të jetë fakti që Leonard Thodhori kishte dijeni të plotë për atentatin me eksploziv ndaj Aleksandër Sadikajt si dhe njerëzit që e organizuan atë, mes tyre dhe Alushaj, e persona që ishin të lidhur me trafikun e drogës që kalonte nga Kanali i Çukës në Sarandë në drejtim të Greqisë.
Fakti që Thodhori kishte dijeni e informacione për ekzekutimin me eksploziv të ‘Sanços’ në Tiranë, duket se i ka frikësuar keqasi autorët që kanë arritur të mendojnë, planifikojnë e ekzekutojnë rrëmbimin e tij bashkë me shokun e tij të ngushtë.
Por ndërkohë që grupi hetues i ngriti të gjitha dyshimet mbi një konflikt të mundshëm për drogën midis ‘Sanços’ dhe Papës, nëna e Aleksandër Sadikajt solli në vëmendje edhe një tjetër pistë.
Bëhet fjalë për një tokë që djali i saj kishte blerë pranë TEG-ut në Tiranë, por që e pretendonte edhe Ledjani. Mosdakortësia për këtë tokë mund të ketë lënë të pakënaqur Ledjanin dhe njerëzit e tij përreth, në këtë rast edhe Edmond Papën.
Por Ledjan Alushaj, nuk mendohet të jetë i vetëm që rrëmbeu ‘Koçolen’ dhe mikun e tij, pasi policia mendon se pjesë e grupit kriminal është edhe një shtetas nga veriu i vendit, i dënuar me burgim të përjetshëm që ka drejtuar nga qelia operacionin për rrëmbimin e dy personave në Sarandë, por që emri i tij nuk është zbardhur.
Përveç dijenisë për atentatin ndaj Sadikajt, konflikti mes Alushajt dhe “Koçoles”, thuhet të jetë bërë një tokë që i zhdukuri kishte shitur në Sarandë.
Bëhet fjalë për një parcelë me një vlerë të konsiderueshme, për të cilën ai thuhet se ka kërcënuar personat me të cilët ishte në këtë marrëdhënie se nëse nuk do t’i jepnin paratë, do të rrëfente krimet që kishin kryer. Mes këtyre personave dyshohet se ka qenë dhe Ledjani që njësoj si në rastin e Sadikajt, ka pasur pretendime për tokën e “Koçoles”.
Tashmë Kalemi është vënë në pranga dhe dëshmia e tij do të jetë thelbësore në pistat e hetimit për zbardhjen e të gjithë kalvarit të vrasjeve. A do të flasë Kalemi?!/ZËRI
Dy vite në kërkim, kush është Andrew Bode, i arrestuar sot për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa

TIRANË- Ka marrë fund pas dy vitesh arratia për Andrew Boden, alias Edvin Bode, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në vitin 2022 në Tiranë. Ai u vu në pranga teksa strehohej në banesën e Jualian Kalemit në Memaliaj, ndërkohë që për të njëjtën ngjarje është arrestuar më herët dhe Alban Velo.
Andrew Bode, 45 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ndodhi për hakmarrje, pas atentatit me tritol ndodhur në të njëjtin vit në Tiranë, ku mbeti i vrarë Aleksandër Sadikaj, nip i fisit Kalemi në Memaliaj.
Dyshohet se Bode ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa u ndihmua nga Albano Velo për të eleminuar Papën.
Si u ekzekutua Edmond Papa
Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku” Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë. Ai kishte ardhur në Tiranë më 16 Dhjetor tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje. Dëshmitarët okularë i treguan policisë se ai iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë.
Dyshohet se saga e hakmarrjes mes fisit Kalemi dhe grupit që drejtohej nga biznesmeni Papa, ka nisur për shkak të përplasjeve që kanë të bëjnë me trafikun e drogës. /ZËRI
Iu ka shpëtuar disa atentateve, çfarë gjeti RENEA në banesën e Adriatik Kalemit në Memaliaj

MEMALIAJ- Policia arrestoi sot Adriatik Kalemin, pasi gjatë një kontrolli për autorin e vrasjes së Edmond Papës i janë gjetur armë zjarri në banesë. Autoritetet sekuestruan 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.
Sipas policisë 52-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
“Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.
Shtetasi A. K., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Kalemi, ka një dosje të mbushur në policinë shqiptare, ndërsa përfshirja e tij në veprimtari kriminale daton që në vitin 2001. Ai u arrestua në një operacion ku morën pjesë edhe forcat RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet belge. Kalemi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij, Fatmirin, kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan dhe Adriatik Çaça. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Anderleht më 13 Prill 2001.
Pas 16 vitesh, në 2017-ën ai u arrestua sërish. Së bashku me 2 persona të tjerë, duke qenë të dehur, kundërshtuan punonjësin e policisë. Një person i katër që ishte me ta goditi me shufër hekuri në kokë policin.
5 vite më vonë, atij i ekzekutuan nipin e tij, Aleksandër Sadikajn. Atentati ndodhi pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ndërsa për vrasjen e Sadikaj u përdor shpërthimi me eksploziv në distancë, një prej ngjarjeve më të rënda për nga mënyra e ekzekutimit në Shqipëri.
Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa. Kjo vrasje ndodhi si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës dyshohet se kanë marrë pjesë dy shokët e Andrea Kalemit. Albano Velo u arrestua, ndërsa tjetri, Andrea Bode është shpallur në kërkim.
Prokuroria ka dalë në rezultatin se Andrea Kalemi ka lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Ata kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e të riut Sadikaj u organizua në Sarandë, pikërisht në hotelin e Edmond Papës.
Ndërkohë që në Janar të këtij viti, një tjetër ngjarje e rëndë synonte eleminimin e një tjetër anëtari të familjes Kalemi. Bëhej fjalë për vëllanë e Andrea Kalemit, Zamirin, i cili i shpëtoi një atentati ndërsa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip smart në afërsi të zonës së Selitës në Tiranë. Zamir Kalemi mbeti i plagosur por fatmirësisht pa pasoja fatale për jeten. /ZËRI
I vranë babanë pak javë më parë, arrestohet nga Policia Adriatik Kalemi

MEMALIAJ- Policia ka vënë në pranga Adriatik Kalemin, pasi gjatë një kontrolli për autorin e vrasjes së Edmond Papës i janë gjetur armë në banesë. Kalemi, i cili iu ka shpëtuar disa atentateve brenda dhe jashtë vendit, është vënë në pranga pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij, policia ka gjetur arsenal armësh.
Njoftimi i policisë: Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.
Shtetasi A. K., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vijon.
Kalemi, ka një dosje të mbushur në policinë shqiptare, ndërsa përfshirja e tij në veprimtari kriminale daton që në vitin 2001. Ai u arrestua në një operacion ku morën pjesë edhe forcat RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet belge. Kalemi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij, Fatmirin, kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan dhe Adriatik Çaça. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Anderleht më 13 Prill 2001.
Pas 16 vitesh, në 2017-ën ai u arrestua sërish. Së bashku me 2 persona të tjerë, duke qenë të dehur, kundërshtuan punonjësin e policisë. Një person i katër që ishte me ta goditi me shufër hekuri në kokë policin.
5 vite më vonë, atij i ekzekutuan nipin e tij, Aleksandër Sadikajn. Atentati ndodhi pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ndërsa për vrasjen e Sadikaj u përdor shpërthimi me eksploziv në distancë, një prej ngjarjeve më të rënda për nga mënyra e ekzekutimit në Shqipëri.
Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa. Kjo vrasje ndodhi si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës dyshohet se kanë marrë pjesë dy shokët e Andrea Kalemit. Albano Velo u arrestua, ndërsa tjetri, Andrea Bode është shpallur në kërkim.
Prokuroria ka dalë në rezultatin se Andrea Kalemi ka lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Ata kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e të riut Sadikaj u organizua në Sarandë, pikërisht në hotelin e Edmond Papës.
Ndërkohë që në Janar të këtij viti, një tjetër ngjarje e rëndë synonte eleminimin e një tjetër anëtari të familjes Kalemi. Bëhej fjalë për vëllanë e Andrea Kalemit, Zamirin, i cili i shpëtoi një atentati ndërsa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip smart në afërsi të zonës së Selitës në Tiranë. Zamir Kalemi mbeti i plagosur por fatmirësisht pa pasoja fatale për jeten. /ZËRI
Vrasja e Edmond Papës, arrestohet nga RENEA Andrew Bode, në pranga dhe Julian Kalemi

MEMALIAJ- Pas dy vitesh në arrati, Policia së bashku me RENEA-n kanë vënë në pranga Andrew Boden, i cili ishte shpallur në kërkim si një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës, në zonën e Selitës në Tiranë. Bode strehohej në Memaliaj, në banesën e shtetasit Julian Kalemi, i cili po ashtu është vënë në prangat e policisë. Në kuadër të operacionit ‘Plani’ polica ka arrestuar edhe Adriatik Kalemin (Andrea), babai i të cilit u vra në një atentat në Memaliaj, vetëm pak javë më parë. Andrea Kalemit, iu gjet në banesë edhe një arsenal armësh. Policia thotë se organizoi operacionin e koduar “Plani” pas informacioneve për vendndodhjen e Bodes, por edhe të një personi tjetër që dyshohej se posedonte arsenal armësh në banesë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe Reparti Special “RENEA”, operacioni policor i koduar “Plani”.
Lokalizohet në Memaliaj, kapet dhe vihet në pranga një 45-vjeçar nga Tirana, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i kërkuar për vrasje.
Gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas që strehonte në banesë, në Memaliaj, të kërkuarin.
Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas tjetër, të cilit bazuar në inteligjencën policore, iu krye kontroll në banesë, ku iu gjetën armë zjarri, armë gjahu, antiplumb, silenciatorë, municion luftarak, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.
Strukturat e Hetimit të Krimit të DVP Gjirokastër, bazuar në inteligjencën policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për vrasje dhe të një shtetasi tjetër që dyshohej se posedonte arsenal armësh në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Repartin Special “RENEA”, operacionin policor të koduar “Plani”.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar në Memaliaj, në banesën e shtetasit J. K., Policia kapi dhe arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim E. B alias A. B., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit E. P..
Në vijim të veprimeve proceduarale, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi shtetasin J. K., 42 vjeç, i cili ka strehuar shtetasin në kërkim.
Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.
Shtetasi A. K., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vijon./ZËRI