VLORË- Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj një punonjësi të policisë Bashkiake. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, për shkak të vendosjes së një mase administrative ndaj automjetit të tij për parkim të gabuar. Pas vendosjes së gjobës 43-vjeçari ka goditur 28-vjeçarin.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, shtetasin M. L., 43 vjeç, banues në Vlorë. Sot, rreth orës 10:55, në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, për shkak të vendosjes së një mase administrative ndaj automjetit të tij për parkim të gabuar, shtetasi M. L ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasit S. N., 28 vjeç, banues në Vlorë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës””, njofton Policia./ZËRI