Aktualitet

Dhunë në familje në Shkodër/ 53-vjeçari rreh gruan dhe vajzën, vihet në pranga, në hetim dy të tjerë

Sipas njoftimit të policisë, P.G., 53 vjeç banues në Shkodër ka dhunuar gruan dhe vajzën.

a.l
Dhunë në familje në Shkodër/ 53-vjeçari rreh gruan
Foto ilustruese

SHKODËR-  Një 53-vjeçar është arrestuar në Shkodër dhe dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për dhunë në familje. Sipas njoftimit të policisë, P.G., 53 vjeç banues në Shkodër ka dhunuar gruan dhe vajzën.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. G., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre. " , thuhet në njoftimin e policisë.  

Ndërsa procedimi nisi për D.T., 38 vjeç pasi dhunoi gruan e tij dhe E.P., 20 vjeç banues në fshatin Shtoj i Ri pasi ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij. 

"Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:    -referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;   -referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij", njofton policia.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB