Aktualitet

“Tha që i kishte vdekur kushëriri”, shoqet e Hygerta Metës: Ishte pak depresive, nuk kishte rrjete sociale

Hygerta ka shkuar në universitet dhe pas vdekjes së të atit, ndërsa shoqet shprehen se ajo iu kishte treguar se prindërit i kishte shumë striktë, dhe për këtë shkak ajo nuk kishte shumë marrëdhënie të afërta me askënd

E.K
“Tha që i kishte vdekur kushëriri”, shoqet e Hygerta
Pellumb dhe Hygerta Meta

TIRANË- Hygerta Meta, e cila mori pjesë në vrasjen e të atit, pak ditë më parë në Shënavlash të Durrësit, përshkruhet nga shoqet e saj të universitetit si një person mjaft i mbyllur, e cila nuk preferonte që të shoqërohej shumë me të tjerë. Edhe pas vrasjes së babait, ajo ka shkuar në auditor, ndërkohë që shoqet shprehen se gjatë një diskutimi në klasë për familjen ajo ishte ndjerë keq.

Vetë Hygerta, e cila përshkruhet prej tyre si nxënësxja më e mirë, u ka dëshmuar shoqeve të klasës se prindërit e saj ishin shumë strikt, dhe e ndalonin që të kishte marrëdhënie shoqërore. Teksa kishte shkuar një shkollë pas vrasjes së babait, Hygerta iu kishte thënë shoqeve se i kishte vdekur një kushëri.

“Donte të jetonte në Tiranë, por ishte shumë e mbyllur dhe pak depresive. Edhe pas vrasjes së të atit erdhi në mësim, na tha që i kishte vdekur një kushëri. I pëlqente shoqëria, por sforcohej dhe rrinte vetëm. Nuk kishte rrjete sociale, nuk e përdorte telefonin. Na ka thënë që prindërit i kishte shumë strik. Na ka thënë që prindërit nuk e lejonin të fliste me shoqërinë. E donte shumë shkollën, ishte nxënësja më e mire. Pas vrasjes ishte në tension. Gjatë një diskutimi në klasë për familjen, ajo uli kokën kur u shtrua pyetja nëse ne e përqafonim babanë”, shprehet shoqet e Hygertës për Report tv.

Gjatë mesditës së sotme, Hygerta dhe dy vëllezërit e saj do të dalin përpara Gjykatës së Durrësit, ku do të njihen me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar për të tre masën e sigurisë arrest me burg. /ZËRI

 

 

 

Poll

MOS HUMB