Aktualitet

“Desh më ndau nga gruaja”/ Unaza që iu zhduk Ervin Karamuços, Rozeta Dobi: S'kam lidhje fare

Unazën e kishte identifikuar vetëm në Komisariatin e Policisë, madje dhe shumë thjeshtë pasi mbante emrin e tij. 

k.m.
“Desh më ndau nga gruaja”/ Unaza që iu zhduk Ervin
Rozeta Dobi dhe Ervin Karamuço

TIRANË- Përtej gati 500 mijë eurove që bënë bujë në media, Rozeta Dobi për pak sa nuk ndau një familje! Menjëherë pas arrestimit të saj, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço doli në media dhe tregoi se e njëjta pastruese i kishte vjedhur atij unazën e martesës, por edhe bluzën e djalit. Por problemin më të madh e kishte tek unaza e martesës që i mungonte në gisht. Unazën e kishte identifikuar vetëm në Komisariatin e Policisë, madje dhe shumë thjeshtë pasi mbante emrin e tij. 

“Gjatë kohës që ka dalë djali i saj, aty kemi kuptuar që është vjedhur dhe një bluzë në shtëpinë tonë. Ishte bluza e djalit dhe ai ma çoi me foto, më tha: “O ba kjo është bluza ime tha”. I thashë lëre. E kishte veshur aty kur po merrte masën e sigurisë. I thashë lëre bluzën se do thotë “e kam blerë në dyqan” dhe nuk do t’ia dish dot. S’do t’ia dalim dot ta marrim bluzën mbrapsht. Mbylle këtë histori i thashë njëherë e mirë. Dhe nuk u morëm më. E gjeta nëpërmjet kolegëve. Vitin e kaluar kishim nevojë për një pastruese për shkak të problemeve shëndetësore të bashkëshortes. E morëm. Qëndroi rreth 4-5 muaj. Vinte 3 herë në muaj. Me një pagesë 2 mijë lekë për çdo herë. Por ka ardhur në mënyrë të çrregullt sepse kishte shumë punë. Kishte mbi 20 familje që ajo mbante. Më merr policia, më thotë profesor mund të vini pak në komisariat sepse kemi identifikuar nga tablatet e telefonit që kjo ka folur me ne. Gruaja ime e kishte marrë dhe para një jave i thoshte: “Jo jam me dhimbje koke”. Unë e kam kërkuar unazën diku në shtator, për shkak se leva shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza. Filloi edhe një debat në shtëpi: “Ku e ke unazën"?”. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë. Do bëja një status dhe do të thosha se “pastruesja që desh më ndau nga gruaja”. Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Vajta bëra një deklarim në polici që e njihja si send. Ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht,"-tregoi Karamuço në emisionin “Opinion”.

Por përgjigje mori sot nga pastruesja, Rozeta Dobi. Nga kutia e qelqtë e Gjykatës së Tiranës, ajo u shfajsua, duke u shprehur se nuk kishte asnjë lidhje me unazën. Por nuk e shpjegoi se përse ishte gjetur në banesën e saj.

“Unë s’kam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços,”- është shprehur sot Rozeta Dobi.

Sesi ka përfunduar në banesën e saj ka pak rëndësi, më shumë vlerë ka fakti tashmë është sërish në gishtin e ekspertit./ZËRI

Poll

MOS HUMB