
ITALI- I riu shqiptar Dhurim Shini 33 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur dy ditë më parë (17 mars) në La Catena të Italisë. Siç raportojnë mediat vendase, Shini banues në Gaeta është përplasur me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy vajza, të dyja të plagosura rëndë.
I riu nuk mundi t'i shpëtonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sapo ka mbërritur urgjenca. Në makinën tjetër po udhëtonin dy gra, shoferja 58-vjeçare dhe një pasagjere, të cilat u shpëtuan, por ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Rezulton se viktima ka qenë me precedentë penale. Në vitin 2016 Shini u arrestua së bashku me dy djem të tjerë me akuzën e trafikut të drogës. Sipas hetimeve të policisë, i riu ishte bërë pikë referimi për të rinjtë e bashkisë Gaeta dhe Formia në kërkim të kokainës dhe hashashit./ZËRI