Aktualitet

EMRAT/ Grabitja e shtëpisë së barit, Gjykata dënon anglezin që vrau një shqiptar dhe plagosi një tjetër

33-vjeçari ndërroi jetë nga një plagë e thellë me thikë në bark gjatë një tentative të anglezit për të grabitur “shtëpinë e barit”.

a.l
EMRAT/ Grabitja e shtëpisë së barit, Gjykata dënon anglezin
Franc Curri dhe Jetmir Pemaj

ANGLI- Drejtësia angleze ka dënuar me burg një anglez i cili akuzohet se ka vrarë një shqiptare dhe plagosur një tjetër. Siç raportojnë mediat britanike, Jetmir Pemaj mbeti i vrarëmë 27 korrik të vitit të kaluar në vendin e quajtur "Harrow Street", "Whitmore Reans". 

33-vjeçari ndërroi jetë nga një plagë e thellë me thikë në bark gjatë një tentative të anglezit për të grabitur “shtëpinë e barit”. Gjatë përleshjes mes dy grupeve kriminale rivale rreth orës 5 të mëngjesit i plagosur ka mbetur një tjetër shqiptar i identifikuar me emrin Franc Curri i cili gjithashtu u godit me thikë por mundi të mbijetonte. 

Dy shtetasit shqiptarë po përpiqeshin të mbronin “shtëpinë e barit” brenda një banese  me qira në "Newhampton Road" nga një grup hajdutësh kur Lucious Winchester, 24 vjeç, i goditi me thikë të dy gjatë një përleshje pasi e ndoqën dhe e kapën në një rrugë aty pranë "Winchester", nga Quinton, u dënua të martën me 15 vite burg pasi kishte pranuar më parë vrasjen dhe plagosjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB