
KRUJË-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 42-vjeçarja, Leta Koçi pasi lindjes hodhi foshnjën në lumë. 42-vjeçarja, nënë e 5 fëmijëve ndodhet në spital ku është e arrestuar për vrasjen e foshnjës së saj. Familjarët e Leta Koçit, 42-vjeçares që dyshohet se i mori jetën foshnjës së saj të porsalindur thonë se nuk e dinin që ajo ishte shtatzënë.
Jashtë kameras fëmijët e saj tregojnë se e gjetën nënën e tyre në gjendje të rëndë shëndetësore në tualetin e shtëpisë por nuk kishin informacion që ajo kishte lindur dhe e kishte hedhur foshnjën në lume. Fëmijët po ashtu nuk deklaruan nëse foshnja lindi me shenja jete apo e vdekur. Familja jeton në një banesë me qira në fshatin Tapizë, në kushte jo të mira.
Askush nuk e di se përse e vrau të porsalindurin, ndërsa ka informacione se vajza e saj e madhe ndihmoi në kryerjen e krimit makabër. Dyshohet se është pikërisht ajo që e çoi foshnjën në bregun e lumit dhe e la atje për të gjetur vdekjen. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera, ndërsa vetë pretendon se nuk ka gisht lidhur me ngjarjen. Sa i përket familjarëve të tjerë, të gjithë pretendojnë se nuk e kanë ditur se 42-vjeçarja ishte në pritje të një fëmije, madje dhe bashkëshorti i saj.
Leta Koçi ndodhet në spital, ndërsa kufoma e foshnjës ndodhet në morgun e Tiranës, ku edhe po kryhet autopsia për të mësuar më shumë detaje lidhur me rrethanat e vdekjes./ZËRI