Aktualitet

Dhunimi i 3-vjeçares! Kopshti në ilegalitet total, s'deklaronin të ardhurat

45-vjeçari kishte fshehur të ardhurat që merrte nga kopshti privat që kishte ngritur në zonën e "Ali Demit".

k.m.

Dhunimi i 3-vjeçares! Kopshti në ilegalitet total, s'deklaronin
Majlinda Dehima

TIRANË- Kopshti "Stinët" nuk ishte i harruar vetëm nga Ministria e Arsimit, por nga çdo institucion tjetër. Policia e Shtetit ka bërë me dije se për pronarin, Daniel Danushi, janë ngritur 3 akuza penale, pasi akuzohet se vepronte në ilegalitet. Në njoftim bëhet me dije se 45-vjeçari kishte fshehur të ardhurat që merrte nga kopshti privat që kishte ngritur në zonën e "Ali Demit". Kështu që ndaj tij janë ngritur 3 akuza penale:"Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave", dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve". 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin D. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave", dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve". Ky shtetas ka ushtruar pa licencën përkatëse, veprimtarinë në një kopsht fëmijësh, në rrugën "Ali Demi", Tiranë, dhe ka fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Dhunimi i të miturës, referuar dhe pamjeve filmike është kryer rreth orës 10 të paradites në datën 1 Nëntor, ndërkohë që prindërit janë njoftuar vetëm në orën 15:00 pasi këmba e vajzës kishte pësuar shumë enjtje. Rasti u denoncua publikisht në emisionin “STOP”, ku përmes pamjeve filmike dhe fotografive u qartësua dhuna psikologjike dhe fizike ndaj fëmijës. Dhuna rezulton se është kryer nga edukatorja Majlinda Dehima, për të cilën Policia njoftoi se ka nisur një procedim në gjendje të lirë, ndërsa nga puna u pezulluan 3 efektivë të Komisariatit nr.1 sepse kishin "mbyllur sytë" para ngjarjes. Ndërkohë Ministria e Arsimit në reagimin e saj bëri me dije se kopshti ishte pa licencë, por ndaj drejtoreshës së këtij kopshti nuk ka ende një masë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB